Suedia, aty ku sulmet me bomba po bëhen të përditshme

5 Dhjetor 2019, 16:13Bota TEMA

Suedia, nga vend i qetë, po pushton vëmendjen mediatike botërore si shteti ku sulmet me bomba po bëhen gati të përditshme. Këtë vit ka pasur mbi 100 të tilla, dy herë më shumë se një vit më parë.

Policia suedeze duket e pafuqishme, thotë DW. Sipas ekspertëve të sigurisë, pas këtyre sulmeve qëndrojnë banda kriminale, shumica me emigrantë.

Dy 15 vjeçarë u qëlluan me armë zjarri në fillim të nëntorit në Malmo. Policia e qytetit jugor ka marre përforcime nga i gjithë vendi. Në këtë metropol shpërthen pothuajse çdo javë nga një bombë. Banorët e Malmos janë të tmerruar.”Është e tmerrshme, çfarë të them tjetër? thotë një banore për DW.

“Edhe ca, edhe do të bëhet si në Siri. Pak dallim do të ketë”, shton i indinjuar një burrë. Forcat e rendit thonë se brutaliteti është shtuar, kjo është arsyeja përse planifikohen tryeza të rrumbullakëta me të rinjtë e rrezikuar. Shumë politikanë i konsiderojnë të dështuara politikat integruese të Suedisë dhe kërkojnë një dorë më të forte, sidomos në drejtim te arsimit:”Jemi treguar naivë për një kohë të gjatë. Dhe nuk e kuptonim se gjëja më e mirë që mund të bënim, ishte shkollimi i mirë i këtyre fëmijëve, që ata më vonë të mos përfundonin në rrugë të keqe, por në tregun e punës ”, thonë ata.

Si hap të parë aktivistet kërkojnë dorëzimin e armëve. “Është e vështirë të thuash: Mos qëlloni më, por mund t’i mbani armët. Por duhet të gjejmë shpejt një mënyrë që këta të rinj t’i dorëzojnë armët, pa pasur frikë nga ndjekja penale”, është kërkesa e tyre.

2 komente në “Suedia, aty ku sulmet me bomba po bëhen të përditshme”

  1. o tourkos nuk ka vend ne Evrope..... says:

    debim me kuc e mac[kur thone turkocamat e pabese] te sumqireve sunite dhe do te qetesohet cdo gje…………

  2. Arabi i suedise says:

    Ficki ficki fickiiiiii

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje