Rama e çon hakmarrjen në fund, pezullon Arben Malajan nga BSH

Rama e çon hakmarrjen në fund, pezullon Arben Malajan nga BSH

16:35, 05/12/2019
A+ Aa A-

Këshilli i Ministrave i drejtuar nga Erion Braçe ka çuar deri në fund hakmarrjen ndaj Arben Malajt.

Ish-ministri i PS-së, është akuzuar nga qeveria se ka dalë jashtë kontekstit të anëtarit të Këshillit Mbykëqyrës të BSH-së për shkak të deklaratave publike, kundër qeverisë së Edi Ramës.

Arben Malaj ishte emeruar anetar i Keshillit Mbikeqyres te BSH-se ne Korrik te vitit 2016.

Vendimi i plotë:

VENDIM Nr. 766, datë 3.12.2019 PËR PEZULLIMIN NGA DETYRA TË NJË ANËTARI TË KËSHILLIT MBIKËQYRËS TË BANKËS SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 1, të nenit 47, të ligjit nr. 8269, datë 23.12.1997, “Për Bankën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Z. Arben Malaj, anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, pezullohet nga kjo detyrë.

2. Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e z. Arben Malaj nga detyra e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Edison05/12/2019 20:47

Hahhahaha Çfare karagjolliku. Arben Malaj eshte burre me RR te madhe. Hallall o Ben Malaj ... Pak kane mbetur si ty...

Si edveri dhe eddhjeri05/12/2019 18:19

Si edveri dhe eddhjeri.

Shqiptari05/12/2019 17:13

Imagjinoni miushin e vogel Erjon Braçe qe me pafytyresi dhe imoralitet erjonjan, firmos per pezullimin e profesorit te tij!! Imagjinoni Ramen, qe ben si bamires dhe me lot krokodili ngasherehet per viktimat e termetit, kur urdheron langot, lakenjte, larot, injorantet dhe idiotet e parlamentit dhe qeverise, te firmosin per shkarkimin e profesorit socialist Arben Malaj!!! Kjo veç te tjerash tregoi hapur ligesine, zemren katran, amoralitetin, urrejtjjen dhe perçmimin qe ky i paditur, ky injorant, ky i paafte ka per njerezit e ditur, njerezit e ditur, njerezit e afte dhe me dinjitet! Ky ndyresire eshte me i tmerrshem, me i keq dhe me katastrofik se sa 20 termete per te gjithe Shqiperine dhe popullin shqiptar.

Shto koment

Denonco