×
  • Lajme
  • Lajme

    “Viva Fresh Store” skandalizon sërish qytetarët, gjendet mish i prishur në njërën prej marketeve

    Reporteri
    05 Dhjetor 2019 | 16:46

    Drejtoria e Inspektoratit në Skenderaj, gjatë ditës së sotme ka konfiskuar dhe ka asgjësuar një sasi të konsideruar të mishit në ‘Viva Fresh Store’, 


    Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari i cili ka thënë se  Drejtoria e inspektoratit, në komunën që ai udhëheqë, gjatë kontrolleve që ka bërë nëpër markete ka hasur në produkte të mishit pa deklaracion dhe jo të sigurt për konsumim, shkruan Reporteri.net.

    “Në njërin prej marketeve në Skenderaj, përkatësisht në “Viva Fresh Store”. Ku pastaj e kanë bërë konfiskimin e mallit, dhe e kanë asgjësuar atë. Gjithashtu, ndaj pronarit është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore”, ka shkruar Jashari.

    Tutje ai ka kërkuar nga qytetarët se nëse hasin në raste të tilla, menjëherë të raportojnë te organet përgjegjëse. /Reporteri.net

    Njoftimi i plotë i Bekim Jasharit në Facebook:

    https://www.facebook.com/BekimHamezJashari/posts/651400418729946

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!