LAJMI I FUNDIT:

OAK i kërkon SBASHK-ut ta ketë prioritet arsimin dhe cilësinë e saj, jo vetëm rritjen e pagave

OAK i kërkon SBASHK-ut ta ketë prioritet arsimin dhe cilësinë e saj, jo vetëm rritjen e pagave

Oda e Afarizmit të Kosovës përmes një reagimi të bërë për media ka shprehur shqetësimin për gjendjen e arsimit në Kosovë dhe rezultatet e fundit në testin ndërkombëtar të PISA-s, duke u renditur ndër vendet me rezultatet më të dobëta jo vetëm në Evropë por edhe në Afrikë.

OAK  ka kërkuar nga SBASHK-u që prioritet ta ketë arsimin dhe cilësinë e saj dhe jo vetëm rritjen e pagave, transmeton Telegrafi.

“Kjo marrë parasysh faktin se edhe përkundër që Kosova ka papunësinë më të madhen në Evropë dhe rajon, pagat e mësimdhënësve në vendin tonë janë ndër më të lartat në rajon, ndërsa niveli dhe cilësia e arsimit më e dobët se Afrika”, thuhet në reagim.

OAK konsideron se institucionet duhet të ndërmarrin masa menjëherë në mënyrë që të krijohen mekanizma për reforma në fushën e arsimit në mënyrë që të inkorporohen edhe shkollat profesionale ku të rinjtë tanë do të avancoheshin dhe do të kishin një arsimim më kualitativ.

Oda e Afarizmit të Kosovës rekomandon qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, institucionet e tjera kompetente, për komunikim urgjent arsim-biznes, në mënyrë që të prodhohen kuadro në bazë të kërkesës së tregut, të hapen shkollat profesionale dhe të ndërlidhen me punë praktike në biznese.

Tutje në njoftim thuhet se Oda e Afarizmit të Kosovës në vazhdimësi ka ngritur zërin dhe ka dhënë rekomandime Qeverisë së Kosovës për zbutjen e papunësisë, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien, duke i njoftuar zyrtarët qeveritarët dhe institucionet me problemet dhe ngecjet ekonomike të cilat po rriten dita e ditës, prandaj OAK i bënë thirrje qeverisë në ardhshme të tregohet më vigjilente në këtë aspekt shumë të ndjeshëm dhe qenësor për vendin tonë.

Ndryshe, në të dhënat e publikuara në raportin e Programit për Vlerësimin Ndërkombëtar të Nxënësve (PISA), e cila organizohet nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD), Kosova rangohet e treta nga fundi i listë me 79 vende. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Si ndikon dygjuhësia në zhvillimin neurokognitiv te fëmijët dhe roli i teknologjisë – shpjegon Pervizaj, mjeke Neuroshkencës Kognitive

Elfije Boletini
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Këshilli i Sigurimit i OKB-së refuzon serish propozimin rus të diskutohet për sulmet ajrore të NATO-s mbi Serbinë

Lajme
Kalo në kategori