Lifestyle

Analiza e thjeshtë e gjakut që e detekton sepsën brenda 10 minutave

Analiza e shpejtë e gjakut mund të bëjë revolucion në diagnostifikimin e sepsës. Analiza u zhvillua nga shkencëtarët e kompanisë, të cilët e kanë shpikur edhe një test shtëpiak shtatëzënie, ndërsa nevojiten 10 minuta për t’i analizuar proteinat që janë shenjë e sepsës.

Çdo orë vonesë në trajtimin e sepsës e rrit rrezikun e vdekjes për shtatë për qind, kështu që diagnoza e hershme është kyç, por testimit aktual i nevojiten deri në tri ditë për të arritur në rezultate.

Testi i ri e detekton sepsën nga disa pika gjaku brenda disa minutash. Shpikës është Paul David, i cili e shpiku testin e parë të thjeshtë shtëpiak të shtatzënisë në vitet 1980, ndërsa testin e krijoi me shkencëtarët në kompaninë e tij “Mologic”, shkruan “Daily Mail”.

Derisa testi për shtatzëni i kërkon hormonet kryesore në urinë dhe i tregon linjat në "dritaren" e testit, testi Mologic i kërkon proteinat në gjak të cilat e tregojnë sepsën. Gjashtë proteina të prodhuara nga sistemi imunitar për ta luftuar infeksionin u identifikuan gjatë një prove shtatëvjeçare të mostrave në rreth 1.000 pacientë, shkruan KOHA Ditore. Nevojitet një mililitër gjaku për ta vendosur në test.

Mostra dhe dendësia e linjës së analizuar nga lexuesi mobil jep rezultate brenda 10 minutave. Në laborator ky test i detektoi 80 për qind të rasteve të sepsës.

Tani ai do t’i testojë 550 pacientë që janë vendosur në kujdes intensiv në një spital në Londër për t’i konfirmuar rezultatet preliminare. Pritet që ky test të mund të përdoret gjerësisht në vitin 2021.