Tech

Google teston ndarjen e ueb-faqeve përmes kodit QR

Descriptive Text

Ndarja e ueb-faqeve në mes të Chrome në pajisje të ndryshme është bërë e lehtë pasi që Google publikoi një azhurnim për browserin në gusht. Funksioni për ndarje në mes pajisjeve ua mundëson përdoruesve ta dërgojnë ueb-faqen nga Windows 10 i PC-së në pajisje mobile me një klik të vetëm, me kusht që janë të loguar në llogarinë e tyre në Google, raporton Neowin.

Google tani e ka krijuar një mënyrë të re të ndarjes së shpejtë të ueb-faqeve me të tjerët, këtë herë me ndihmën e kodit QR. Ky opsion është vërejtur në buildin e ri për Chrome Canary.

Tani për tani funksioni është i fshehur në versionin Chrome Canary, dhe nëse PC i përdoruesit e ka buildin më të ri të Canary, ai mund ta ekzekutojë atë përmes chrome://flags. Pas kësaj, duhet ta kërkoni opsionin "Enable sharing page via QR code" dhe ta zgjidhni "Enabled", shkruan KOHA Ditore. Nevojitet ristartimi i Chrome në mënyrë që funksioni i ndarjes së faqeve të mund të përdoret.

Image

Pasi të aktivizohet funksioni, ka mundësi që me klikim me tastin e djathtë në faqe ta gjeneroni kodin QR dhe ta ndani atë faqe. Gjenerimi i kodit QR është i mundur për ndarjen e sajteve në versionet Windows, macOS, ChromeOS dhe Linux të Chrome.

Funksioni aktualisht është në fazën e testimit dhe mbetet të shihet nëse dhe kur Google do ta bëjë atë në disponzicion.