Dy kosovarë pranë njëri-tjetrit, Rita Ora bën postimin e bukur: Kosovë, ngrihu në këmbë - Gazeta Express
string(84) "dy-kosovare-prane-njeri-tjetrit-rita-ora-ben-postimin-e-bukur-kosove-ngritu-ne-kembe"

Dy kosovarë pranë njëri-tjetrit, Rita Ora bën postimin e bukur: Kosovë, ngrihu në këmbë

Gazeta Express

09/12/2019 15:46

Në një prej mbrëmjeve më të bukura të vitit, e sidomos në festat e fundvitit, që organizohet në Britani, dje kanë marrë pjesë tre shqiptarë duke performuar e duke argëtuar publikun anglez.

Rita Ora, Ava Max dhe DJ i njohur nga Kosova, Dardan Aliu, i cili për publikun britanik njihet si “Regard”, kanë performuar gjatë vikendit në skenën e madhe të “Jingle Bell Ball”.

Lexo Edhe:

E Dardani është siguruar që të shkojë ta takojë Ritën, pasi të dy janë ndodhur në një vend, shkruan Gazeta Express.

Me këtë rast, dyshja kosovare kanë bërë një fotografi bashkë, e këtë fotografi Rita e ka postuar në profilet e saj në rrjetet sociale.

Ajo ka shkruar: “Kosovë ngritu në këmbë ?? Faleminderit që ke ardhur të më takosh… Shumë e lumtur për ty Regard dhe për githë suksesin tend! Sa më shumë nga ne aq më mire! Vazhdo të fitosh dhe të shndritësh si një yll që je!”

Regard është Dj i njohur i muzikës elektronike, ndërsa së fundi ka arritur të ketë këngën më të mirë të javës në top listën numër një të Britanisë, UK Top 40./Gazeta Express/

Regard – Ride it (Official Audio)