Këto tri pije do t’ju shpëtojnë nga dhimbja e kokës

Ju dhemb koka? Ju nuk keni pse të pini pilulën!

Lifestyle

09/12/2019 17:44

Mendoni për metoda plotësisht natyrale që nuk do t’ju dëmtojnë dhe do t’ju ndihmojnë të hiqni qafe problemet që ju shqetësojnë.

Këto tri pije do të zvogëlojnë dhimbjen e kokës, transmeton lajmi.net.

Ujë të nxehtë me limon

Ju e dini që kjo pije është ideale për pastrimin e trupit të toksinave dhe ndikimin në humbjen e peshës. Sidoqoftë, me siguri nuk e dinit që është ilaç kundër dhimbjes së kokës.

Mund të pini çdo ditë.

Çaj xhenxhefili

Xhenxhefili ka një efekt të dobishëm në qarkullim, ka një efekt antiinflamator dhe trajton dhimbjen e kokës.

Çaj menta

Çaji menta ka një efekt të dobishëm në tretje, lehtëson frymëmarrjen, por gjithashtu relakson muskujt dhe nervat, kështu që vepron qetësues dhe zvogëlon dhimbjen e kokës. /Lajmi.net/