LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi i detyruar t’i shesë disa lojtarë shkaku i rregullit financiar

Real Madridi i detyruar t’i shesë disa lojtarë shkaku i rregullit financiar
Real Madrid (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Real Madridi duhet t’i shesë disa lojtarë në mënyrë që të mos bëjë shkelje në rregullin financiar.

Los Blancos kanë transferuar disa lojtarë në këto vitet e fundit, por nuk kanë shitur asnjë emër të madh për ta bilancuar gjendjen e tyre financiare.

MARCA raporton se madrilenët duhet të kenë të ardhura mbi 200 milionë euro, në mënyrë që të mos ndëshkohen nga FIFA për shkelje të rregullit financiar.

Gareth Bale (Foto: Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)

Eden Hazard, Eder Militao, Rodrygo Goes, Luka Jovic dhe Ferland Mendy ishin transferimet e Realit në verën e këtij viti, duke shpenzuar rreth 350 milionë euro.

Nga Santiago Bernabeu u larguan lojtari si, Marcos Llorente, Raul de Tomas, Mateo Kovacic dhe Theo Hernandez, por nuk i barazuan shifrat e blerjeve.

James Rodriguez

Klubi ka shpenzuar më shumë në transferime se sa në shtijën e lojtarëve, andaj duhet që në këtë afat kalimtar të janarit t’i largojë edhe disa.

Cerezo: Atletico dështoi ta transferonte Jamesin gjatë verës
Lexo po ashtu Cerezo: Atletico dështoi ta transferonte Jamesin gjatë verës

Dy lojtarët që pritet të largohen nga Real Madridi janë Gareth Bale dhe James Rodriguez, që mund ta barazojnë shumën e 200 milionëve.

Në listën e lojtarëve që pritet të largohen janë edhe Mariano Diaz e Brahim Diaz, që nuk janë më në planet e Los Blancos. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori