Kujt ia ka kushtuar Roberti këngën e re 'Ajo nuk është unë'

  • 09 December 2019 - 21:00
Kujt ia ka kushtuar Roberti këngën e re 'Ajo nuk është unë'

Këtë vit në festivalin e RTSH’së, po merr pjesë edhe këngëtari Robert Berisha, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

“Ajo nuk është unë”,  mban titullin kënga, e cila  po flitet se i është kushtuar Nora Istrefit.

Megjithatë përmes profilit të tij në Instagram Roberit ka thënë ca fjalë lidhur me këtë çështje:

“Kjo është kënga ime që do marr pjesë ne festivalin e 58 të RTSH-së dhe që titullohet “Ajo nuk është unë”. Nuk ja kam dedikuar askujt është thjesht një këngë e lezetshme që më mundësoj të marr pjesë në këtë festival dhe në atë skenë të bukur që vetëm @veragrabocka dhe @alketavejsiu dinë ta bëjnë, dhe për këtë është fajtore @fifi.official.fr me orkestrim nga dy miqt e mi @duobass.records… e kam pranu ftesën me shumë dëshirë sidomos ku këndohet live me orkestër profesionale…kush do qê ta fitoj le ta gëzoj vendin e parë, për mua pjesëmarrja është e rëndësishme dhe kënaqësi të jem në mesin e këngëtarëve shumë të mirë shqiptarë”, ka shkruar Roberti në Instagram.

Image

(Kosova Sot Online)