INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sherri me Françeskën, Kejvina ka dy fjalë për të thënë! [VIDEO]

Sherri me Françeskën, Kejvina ka dy fjalë për të thënë! [VIDEO]

Publikuar më: 16:31 09-12-2019


Kejvina Kthella ka folur për sherrin e shumëpërfolur me Françeskën!

E ftuar në “E Diell” ajo tha se nuk është e vetmja që ka përfunduar një miqësi, por rasti i saj është bërë i bujshëm vetëm se vajzat janë pjesë e showbiz-it.

“Nuk jam e vetmja! Të gjithë kemi miqësi që kanë mbaruar. Thjesht më është bërë shumë e famshme kjo gjë meqë gocat që unë jam shoqëruar kanë qenë të gjitha goca televizioni”.

Por si i ka marrëdhëniet sot me Françeskën?

“Kemi menduar që secila të rrijë ne hesapin e saj”, u shpreh Kejvina pa përmendur emra.

Kohë më parë në media u përhap një lajm ku thuhej se dy vajzat Kejvina Kthella dhe Françeska Jaçe nuk flisnin me njëra-tjetrën.

Shkak për zënkën e tyre thuhej se ishte bërë një çantë e shtrenjtë, megjithatë Kejvina e ka hedhur poshtë këtë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032861232757568