EMRAT/Atentati te “Uji i Ftohtë”, zbardhet ngjarja dhe sherri, shënjestra telefonoi gruan:...

EMRAT/Atentati te “Uji i Ftohtë”, zbardhet ngjarja dhe sherri, shënjestra telefonoi gruan: Shpëtova mirë

118
0
Shares

Diten e djeshme, policia njoftoi shkurtimisht lidhur me nje atentat të deshtuar fatmiresisht,ndaj nje personi ne mes te ditës, ne qytetin e Vlorës.

Ndërkohet, mediat, diten e sotme kanë zbardhur detaje nga kjo ngjarje, ku vertetohet se atentati kishte per qellim asgjesimin e një personi.

Sipas Shqiptarja.com, objektivi i këtij atentati Eneo Greca, u qëllua me tre plumba pistolete. Nderkaq, strukturat e hetimit të krimit, pranë policisë së Vlorës, kanë arritur të identifikojnë dhe shpallin në kërkim autorin e kësaj ngjarje. Sipas policisë dhe prokurorisë së Vlorës, ai është Marios Ramosaçaj, dhe dyshohet të jetë personi kryesor që ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të Eneo Grecës.

32-vjeçari Marios Ramosaçaj, dyshohet se një ditë para ngjarjes ka patur një konflikt me Eneo Grecan, ku kanë shkëmbyer sharje me njëri-tjetrin. Por vetëm një ditë më pas, në datën 24 janar 2020, teksa Greca ndodhej duke ecur me makinën e tij në lagjen “10 korriku” në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ai është qëlluar tre herë me pistoletë.

Pas goditjes me armë, Eneo Greca, ka telefonuar bashkëshorten e tij, duke i pohuar: “…më qëlluan, shpëtova mirë…”. Më pas ka qenë gruaja e Grecas, që ka njoftuar policinë për ngjarjen që kishte ndodhur. Por teksa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka gjetur fuoristradën “Porche”, pronari i saj ishte larguar në drejtim të paditur. Vetëm disa orë më pas Eneo Greca, është paraqitur në polici duke rrëfyer rreth ngjarjes së ndodhur.

/DRONI.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY