×
  • Extra
  • Extra

    A e dini sa ton manaferra prodhon Kosova, cili qytet më shumë dhe ku i shesim?

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 15:50

    Manaferra shihet si një kulturë mjaft profitabile për të ardhmen edhe në Kosovë. Në vitin 2018, sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë, sipërfaqja e mbjellur ishte rreth 24 hektar, shkruan Reporteri.


    Ndërsa rendimenti ishte 10 ton/hektari. Në total për vitin 2018 ishte 246 ton. Prodhimtaria totale e vitit 2018 ishte 36% më e lartë krahasuar me vitin 2017. Në regjionin e Ferizajit është mbjellur sipërfaqja më e madhe gjatë vitit 2014 rreth 30%, pasuar nga Prishtina me 29%, pastaj Prizreni (17%), Gjakova (15%), Gjilani (7%) dhe Mitrovica (2%).

    Manaferrat vendore janë të pranishme në treg gjatë muajit Korrik, Gusht dhe Shtator. Çmimet e manaferrës në tregun vendor dallojnë varësisht nga regjionet, por diferenca e çmimeve nuk është e madhe. Mesatarja me pakicë është 3.70 €/kg, ndërsa mesatarja me shumicë është 1.20 €/kg.

    Eksporti i manaferrës sipas vendeve gjatë vitit 2017, është realizuar me një përqindje më të madhe në Serbi me 57%, në Gjermani 23% dhe Itali 7%. Kosova kishte eksportuar edhe në vendet e tjera po me një përqindje më të vogël. Në vitin 2018, Kosova ka eksportuar në Gjermani me 44%, Serbi 43%, në Maqedoni 4%, ndërsa me pjesëmarrje më të vogël është eksportuar në vende tjera.

    Sasia e eksportuar gjatë vitit 2018 ishte 1,815 tonë ku në krahasim me vitin 2017 kjo vlerë e eksportit u ngrit për 20%.

    Ndërkaq, gjatë vitit 2018 vendi ynë ka importuar 20.2 tonë manaferrë. Sasia më e madhe e importuar ishte ajo në vitin 2017, në sasi prej 22.9 tonë. Viti 2018 në krahasim me vitin 2017 kishte rënie të importit për 12%

    Gjatë periudhës ’17-’18 manaferra është importuar nga Maqedonia, Serbia, Shqipëria e të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!