Një koronavirus, është një familje virusesh që përfshin edhe të ftohtin e zakonshëm. Por, ky virus nuk është verifikuar kurrë më parë ndaj është quajtur 2019-nCov, apo koronavirusi i ri.  Viruset e reja mund të bëhen të zakonshëm tek njerëzit pasi kapërcejnë barrierën e species nga kafshët.

SARS-i, sindroma akute e sistemit të frymëmarrjes, që shkaktoi një epidemi në 2003, nisi tek lakuriqët e natës, u transferua tek macet dhe këto të fundit e kaluan tek njerëzit.

Ky virus i ri, po ashtu shkakton infeksion akut të rrugëve të frymëmarrjes. Simptomat duket se nisin me temperaturë, pasojën nga një kollë e thatë dhe pas një jave shkohet në vështirësi frymëmarrjeje dhe disa pacientë madje kanë nevojë për trajtim mjeksorë. Nuk ka ende një kurë specifike apo vaksinë.

Bazuar në informacionet e para, vetëm një e katërta e rasteve janë kritike dhe viktimat, janë kryesisht të moshuar me probleme të mëparshme shëndetësore.

Organizata botërore e shëndetësisë, nuk e ka klasifikuar virusin si një emergjencë ndërkombëtare, kjo pjesërisht për shkak të numrit më të ulët të rasteve përtej kinës.

Top Channel