Shkence

Gara e Hapësirës / Ja kush do të jetë pushtuesja e Hënës, 35 vjet pas “vizitës” së fundit atje

Screen Shot 2016-06-27 at 07.02.23Asnjë njeri nuk ka vënë këmbë në sipërfaqen e Hënës, që kur astronauti i NASA-s, Eugene Cernan u kthye në modulin Challenger, si pjesë e misionit Apollo 17, në vitin 1972. Tani, pas më shumë se katër dekadash pasivitet, interesi për dërgimin e njerëzve përsëri në Hënë është ringjallur. Po kush do të shkelë atje për herë të parë?

EUROPA

Që kur Johann-Dietrich ëoerner u bë drejtor i përgjithshëm në vitin 2015, Agjencia Hapësinore Evropiane (ESA) ka qenë një nga organet më të zëshëm, që ka bërë thirrje për t’u kthyer në Hënë. Vetë ëoerner ka parashtruar idenë e ndërtimit të një baze të përhershme në Hënë. Ai ka sugjeruar që ajo mund të ngrihet në basenin Aitken, në anën e përtejme të Hënës.

Astronautë nga vende dhe agjenci të ndryshme do të ishin në gjendje të përdornin bazën për të punuar së bashku, drejt qëllimeve të përbashkëta, thotë ai. Megjithatë, deri më tani, shumë pak fonde janë hedhur për realizimin e kësaj ideje,

Por gjërat mund të ndryshojnë më vonë gjatë vitit, kur agjencia të vendosë prioritetet e saj, si dhe të shpërndajë buxhetin e saj në mbledhjen e Këshillit Ministerial.

KINA

Më 14 dhjetor 2013, Kina u bë një konkurrente e vërtetë në garën për të dërguar njerëzit përsëri në Hënë, kur ajo uli me sukses robotin “Jade Rabbit” në sipërfaqen e Hënës.

Roboti operoi atje për 42 ditë me radhë, dhe ndonëse shumë më pak se sa tre muaj që kish qenë plani, ai ishte gjithësesi një shtysë e madhe, për programin kinez të eksplorimit hapësinor.

Administrata Kombëtare Hapësinore Kineze (AKHK), aktualisht është duke punuar me misionin e saj të ardhshëm të eksplorimit. I emërtuar Chang’e 4, misioni do të vërë në punë një Zbarkues dhe një Robot, dhe është planifikuar për të zbritur Basenin Aitken, diku afër fundit të vitit 2018.

Nëse do të jetë i suksesshëm, kjo do të jetë ulja e parë në anën e përtejme të Hënës. AKHK po punon gjithashtu për zhvillimin e një rakete të fuqishme, e quajtur “Long March-9, që ajo thotë se do të mund të transportojë njerëzit në Hënë rreth viteve 2030.

RUSIA

Në maj të vitit 2014, gazeta ruse Izvestia botoi një dokument të qeverisë, qëllimi i të cilit ishte të tregonte se agjencia ruse e hapësirës, Roscosmos, po përpilonte plane për një zbarkim me njerëz në Hënë, në vitin 2030.

Ambiciet e saj u konfirmuan në tetor të vitit 2015, kur Vladimir Solntsev, kreu i Roscosmos, u tha gazetarëve se vendi ka në plan të dërgojë një ekip në Hënë në vitin 2029.

Ndërkohë, rusët po përshpejtojnë programin e tyre të eksplorimit me robotë. Roscosmos është duke punuar me një sërë orbituesish dhe zbarkuesish të quajtur Luna-25, Luna-26 dhe Luna-27.

Ideja është se zbarkuesit do të shqyrtojnë polin jugor të Hënës, duke kërkuar për burime të tilla si minerale dhe akull, që mund të përdoren për të mbështetur një stacion me njerëz.

INDIA

Pas suksesit të robotit të vet të parë Hënor, Chandrayaan-1 në vitin 2008, Organizata Indiane e Kërkimeve Hapësinore njoftoi një mision të dytë. Ndërsa Chandrayaan-1 mbartte instrumente shtesë të ofruara nga NASA, ESA dhe Agjencia Hapësinore Bullgare, Chandrayaan-2 ishte menduar të bëhej si një bashkëpunim me Rusinë.

Kur rusët nuk arritën të dorëzojnë Zbarkuesin e premtuar në vitin 2013, India vendosi të vazhdojë e vetme. Aktualisht, nisja e misionit është shtyrë për në vitin 2018, dhe këtë herë do të ketë një ngarkesë tërësisht indiane, me orbitues, zbarkues dhe robotë.

JAPONIA

Agjencia Japoneze e Eksplorimit Aero-Hapësinor (JAXA) ka dërguar dy misione në orbitën e Hënës, Hiten në vitin 1990 dhe Selene në vitin 2007. Është duke punuar për të bërë përpjekjen e parë të uljes në sipërfaqen e Hënës.

Planet fillestare të JAXA-s ishin për Selene-2, një zbarkues Hënor 1,000 kg, si dhe një robot 200 kg. Por JAXA ka ulur tashmë ambiciet e saj. Misioni i ri, i quajtur SLIM (Smart Lander for Investigating the Moon) është më i vogël, afro 120 kg dhe do të synojë ulje të saktë në sipërfaqen e Hënës, në vitin 2018.

SHBA

NASA ka vendosur Marsin si objektivin e saj të madh për misionet e drejtuara nga njeriu. Por pa ndihmën e pjesës tjetër të botës, do të jetë pothuajse e pamundur për të dërguar njerëz atje. Ky fakt nuk i ka shpëtuar astronautit veteran Buzz Aldrin, i cili i ka bërë thirrje agjencisë që të fokusohet sërish tek zbarkimi në Hënë.

Në dhjetor të vitit 2018, NASA ka në plan për të nisur misionin Exploration 1, një test pa njerëz i kapsulës së tyre Orion, e cila do të vijë rrotull Hënës, para se të kthehet në Tokë. Nëse gjërat shkojnë mirë, një kapsulë me njerëz do ta pasojë në vitin 2023.

Nëse misioni rezulton i suksesshëm, astronautët do të jenë njerëzit e parë që do të vënë këmbë në Hënë, që nga koha e misionit të Apollo 17, në vitin 1972.

Leave a Reply

Back to top button