Fundamenti

20 vite nga vrasja mizore e dy vëllezërve Saqipi nga Dobrosini

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Pikërisht sot më 26 janar po mbushen 20 vite nga vrasja mizore e dy vëllezërve Martir: Isa e Shaip Saqipi nga polica serbe në hyrje të fshatit Legjendar Dobrosin.

Siç ka thënë Reshat Salihu kryetar i Bashkësisë Lokale në Dobrosin kjo vrasje ishte një tragjedi e madhe për fshatin e sidomos për familjen që mbeten pa dy djemtë e vetëm të cilët lan pas vetes 9 jetim.

“Po të njëjtën ditë doli në skenë UÇPMB-ja e cila për 16 muaj rresht i ngjeshi radhët e veta nga Dobrosini e deri në Terrnoc, duke marr pjesën dërmuese të Komunës së Bujanocit nën kontroll të plotë. 28 dëshmorë ranë përjetësisht në Altarin e lirisë. Pra vrasja e vëllezërve Saqipi u bë gurthemel i luftës për liri të Kosovës Lindore” ka shkruar Reshat Salihu.

Ndryshe të dielën nga ora 10.30 bëhen nderime te kompleksi i varrezave të dëshmorëve dhe martirëve të vëllezërve Saqipi në Dobrosin!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët vëllezërit Saqipi dhe gjithë dëshmorët e kombit. Lavdi për jetë e mot. Gjithmonë të respektuar e të pa harruar nga Bashkësia Lokale e Dobrosinit ka shkruar Reshat Salihu./rajonipress/

Ndërkaq vajza e Isa Saqipit, Samirja i ka dedikuar një poezi mjaft prekëse martirëve

RCCOLA

Unë jam vajza e një Martiri
Po, po unë jam vajza e Isa Saqipi-t
Unë jam ajo vajzë që mbaj kokën lartë me krenari.
Jam ajo që sot ju them:
Lavdi.

Lavdi Betejës së UÇPMB-së,
Lavdi Veprës së Luftëtarëve,
Lavdi Rënies së Dëshmorëve të Kombit!
Lavdi Martirëve dhe Invalidëve të Luftës.

Lavdi për ty Babi e Xhaxhi.

Prandaj mos më quani mua jetim
Se e kam të gjallë Babin tim,
Dëshmori e Martiri kurrë nuk vdesin
Ata gjithmonë të gjallë mbesin…