BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Sport

Nuri Bylyku: Tirana mbetet obelisk i sportit shqiptar, sot futbolli ynë është nën “Terapinë e Shokut”

Nuri Bylyku: Tirana mbetet obelisk i sportit shqiptar, sot futbolli ynë

Këtë vit klubi i Tiranës mbush 100 vjeç dhe ky klub ka vendin e tij në historinë e sportit tonë. Prej tij kanë dalë figura të spikatura të sportit shqiptar. Një prej tyre, Nuri Bylyku, vjen këtë fundjavë në një intervistë për gazetën “SOT”, ku shpalos jo vetëm karrierën e tij në fushë, sukseset me Partizanin dhe Tiranën, por edhe vështirësitë e menaxhimit si shef klubi të Tiranës së vitit 1980, një prej momenteve kulmore në rrugëtimin e klubit. Në këtë intervistë Bylyku na njeh me episode nga më të pabesueshmet se si nisi karrierën e tij sportive, raportet me funksionarët e diktaturës, “brrylat” që vinin nga drejtime të ndryshme, apo dhe komplotet e mekanizmat që përdoreshin për të denigruar klubin e Tiranës. Nuk mungon në këtë intervistë dhe qëndrimi i tij për teknikët dhe sportistët më të mirë ndër vite, apo dhe raporti mes trajnerëve vendas e atyre të huaj.

Kush është Nuri Bylyku?

Datëlindja:      10 prill 1937

Vendlindja:     Tiranë

Ndeshja e parë: Uzina “Enver”-Puna Peshkopi (1954, Kat.II, zona e Veriut)

1955 – Kampion me të rinjtë e Qarkut të Tiranës

1956 – Kampion me Spartakun e Tiranës, ngjitet në Kat.I

1957 – Kampion me Partizanin

1958 – Kampion me U-21 të Partizanit

1959 – Nënkampion me Tiranën dhe Kupë republike 15 vjetori i “Zërit të Popullit”

1960 – Kupë me Tiranën për, në 40-vjetorin e luftës së Vlorës

1961 – Fitues i Kupës së Paqes me Tiranën

1962 – Fitues i Kupës së 50-vjetorit të pavarësisë

1963-1964 – Kupë Republike fituar ndaj Besës në Kavajë

Titujt

1964-1965 – Kampion me Tiranën

1965-1966 – Kampion me Tiranën

1966-1967 – Tirana e vendit të parë e dënuar

Pas futbollit aktiv

Korrik 1969-shkurt 1973 – Trajner profesionist dhe zv/shef i klubit të Tiranës

1973-1982 – Mësues

1978-1982 – Anëtar i kryesisë së FSHF-së

1982-1987 – Shef klubi i Tiranës, fitoi 2 spartakiada

Vlerësimet

Mbajtës i shumë medaljeve, diplomave etj. Vlerësuar, gjithashtu, me “Mjeshtër Sporti”, “Mirënjohje e qytetit të Tiranës”, etj.

-Ju njiheni si familje e lidhur me sportin, si shumë të tjera në Tiranë. Si u lidhët me futbollin?

Ne jemi familje sportive. Vëllai im, Shyqyriu, njohur edhe si Tasi, ka luajtur me Shqiponjën e Tiranës dhe ka fituar titull në vitin 1942, unë kam fituar titull kampion me Tiranën në vitin 1964 dhe djali im, Artan Bylyku, ka fituar titull kampion me Tiranën në vitin 1984. Një lidhje brezash me sportin, futbollin veçanërisht, dhe ajo që na identifikon më shumë është Sport Klub Tirana. Unë mund ta cilësoj Tiranën edhe si obeliskun e sportit shqiptar. Kuptohet, nuk ishte vetëm Tirana, pasi në rininë time ka pasur edhe klube të tjera të spikatura si Partizani e Dinamo që gëzonin një status të privilegjuar. Madje, për Partizanin mund të them se ka qenë privilegj që jam stërvitur me “inxhinierët” e futbollit shqiptar.

-Së pari, edhe pse ju ishit shpirtërisht i lidhur me Tiranën, si ndodhi që u bëtë pjesë e Partizanit? Së dyti, si ishte ecuria e karrierës tuaj?

Unë sportin e kam nisur që herët, ku jam aktivizuar me të rinjtë tek Tirana, më pas Spartaku i Tiranës, skuadra me të cilat pata sukses e dola kampion, para se të përfundoja tek Partizani. Me Partizanin u lidha kur isha ushtar në marinë. Në një ndeshje atje (Durrës) unë shënova 7 gola. Ishte fundviti i 1956-s. Në Durrës ndodhej një delegacion i huaj ushtarakësh ruso-bullgar, që kishin krijuar një skuadër që ishte e fortë. Zhvilluam një ndeshje me ta dhe jo vetëm fituam, por unë spikata në atë takim. Vjen Petrit Dumja (ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë) e më thotë do të shkosh tek Partizani, ai ishte shumë i lidhur me skuadrën. Madje ai më futi direkt në ndeshje, i pa stërvitur, se donte të më shihte. Por “brrylat” më mërzitën dhe unë u ktheva në marinë, e megjithatë, sërish më sollën tek Partizani, këtë herë me ekipin U-21. Shef klubi ishte Besim Fagu, por duhet thënë se Partizani i asaj kohe ishte skuadër e madhe dhe nuk kishte hapësira, pasi ishin të gjithë “yje”. Kam luajtur në disa pozicione, por skemat e asaj kohe ishin disi ndryshe nga të sotmet. Bëja më mirë sulmuesin anësor, por edhe mbrojtësin. Më pas kalova tek Tirana, ku kam luajtur me Panajot Panon (para se ky të shkonte tek Partizani). Te Tirana u krijua më vonë një skuadër e cila theu hegjemoninë e Partizanit dhe të Dinamos dhe në edicionin 1963-1964 vjen kupa e parë, e fituam në Kavajë, ku siç dihet Ali Mema u bë portier. Një vit më pas (64-65) fituam titullin e parë. Në sezonin 1965-1966 ishim me pikë të barabarta me Partizanin, por i mundëm në ndeshje direkte për titull. Kurse në sezonin 1966-1967, edhe pse e kishim siguruar me pikë, na dënuan për një “fërkim” në korridor mes O.Memës e G.Dizdarit. Na e hoqën titullin ne e ia dhanë Dinamos, por FIFA nuk e njohu kurrë këtë. Ishte një rast i pakonceptueshëm. Në atë kohë federata ishte vetë Partizani, kurse ne na thonin “ekip vagabondësh”. Më 1967 u tërhoqa nga futbolli dhe u emërova trajner i U-21 të Tiranës.

-Kë shihni kulmin e karrierës tuaj?

Kulmin e karrierës time e shoh në vitet kur isha shef klubi i Tiranës, me të cilën fitova Spartakiadën e 5-të kombëtare (1984), një aktivitet politiko-sportiv. Ishte në kuadër të 40-vjetorit të çlirimit. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, kishte krizë uji dhe energjie. Tiranën e urrenin, por ajo i mposhti të gjithë. Madje unë sportistët e Tiranës në atë kohë i cilësoj heronj, pasi falë kualitetit të tyre dhe përkushtimit, ia dolën të prishin komplotin e Partizanit e të Vllaznisë që kishin një aleancë për të fundosur klubin e Tiranës. Planet e tyre dështuan dhe Tirana fitoi spartakiadën. Nga 180 sportistë, gati 160 morën medalje. Por në këtë triumf, ku unë isha shef klubi, pata mbështetjen e grupit të punës që ngritëm për këtë sukses, ku dua të veçoj Bujar Shehun e të tjerë, që bënë një punë të shkëlqyer. Pasi fituam tifozeria nuk përmbahej, pasi e dinin që ne na e kishin me hile. Tifozeria e Tiranës është esenca e demokracisë në Shqipëri. Më parë ka pasur një parullë: “Hedhim valle në gojë të ujkut”, unë po ju them se Tirana ka hedhur valle në gojën e ujkut në atë periudhë. Çfarë nuk thanë e nuk bënë për ta njollosur klubin. Sportistët e Tiranës konsideroheshin rrugaçë, në një kohë që ata ishin ajka e sportit kombëtar. Imagjinoni, asnjëherë nuk më çuan jashtë vendit kur isha shef klubi.

-Në kulmin e Tiranës, kur ju ishit shef klubi, cila ishte struktura e këtij klubi?

Klubi i Tiranës në vitin 1984, fitues i Spartakiadës Kombëtare, ishte i kompletuar me të gjitha disiplinat. Kishte masivitet, por kishte dhe cilësi, ishte i pakrahasueshëm. Kishte 30 klasa sportive, me 119 ekipe të regjistruara në kalendarin unik shtetëror, me mensë shtetërore, por edhe me pagesa për sportistët e ekipeve kombëtare, që kishin normë 260 lekë në ditë në atë kohë. Tirana e atyre viteve kishte afro 1600 sportistë që trajtoheshin me pagesë, kishte magazinën e veshmbathjes, karakterizohej nga një disiplinë e madhe sportive dhe organizative, me pak fjalë një superklub. E të mendosh, që këtë klub madhështor, që mbante në gjirin e vet disa prej korifenjve të sportit kombëtar, e quajtën klub vagabondësh.

-Është folur shumë për ekipin më të mirë të të gjitha kohërave. Sipas jush, cila është skuadra më e mirë ndër vite?

Shijet janë të ndryshme dhe analiza shpesh është e ndikuar nga emocioni, por sipas sondazheve të bëra në atë periudhë me klubet e të gjithë kategorive, ka rezultuar se Tirana e viteve 1960-1970 është skuadra më e mirë. Por unë kam një mendim ndryshe, nisur dhe nga kulmi i arritjeve në rang kombëtar dhe imazhi që ka krijuar. Bëhet fjalë për Tiranën e vitit 1980-1990. Është Tirana më e bukur në fushë, me lojtarë brilantë, që kishin kualitet të lartë. E veçoj këtë skuadër dhe për një fakt domethënës e të dokumentuar, për intelektualët që kishte brenda saj. Thuajse të gjithë lojtarët e Tiranës 80-90 ishin me arsim të lartë, madje shkëlqenin në fakultetet e tyre si në Inxhinieri, Mjekësi, Ekonomi, Institut të Fizkulturës etj. E kush nuk i njeh lojtarët e shkëlqyer të Tiranës së atyre viteve, si Muça, Minga, Kola, Josa e shumë e shumë të tjerë. Kjo skuadër, mbante 9 anëtarë të ekipit kombëtar, pra Tirana e viteve 1980-1990 ishte pak a shumë përfaqësuesja e Shqipërisë.

-Cilët kanë qenë futbollistët më të mëdhenj shqiptarë sipas jush?

Ka shumë, patjetër, por unë do të veçoja emrat e futbollistëve të tillë si Riza Lushta, Naim Kryeziu dhe Refik Resmja. Lojtarë që kanë spikatur edhe jashtë Shqipërisë, kurse Resmja ka qenë ndër sulmuesit më të mirë në Europë e në botë në vitet e tij aktive, pasi ka regjistruar rekorde që i kanë mbetur kohës, në top-5 shënuesit më të mirë në një vit kalendarik, madje vijon të jetë në top-10 edhe pas kaq shumë dekadash. Ka qenë një futbollist që kur hynte në zonën e 16-metrave shënonte me një saktësi që të lë pa fjalë. Mendoj se ka qenë sulmuesi më i mirë që kemi pasur ndonjëherë.

-Edhe pse të izoluar, kemi pasur trajnerë të mirë. Kë do të veçonit?

Edhe në këtë pikë shijet janë të ndryshme. Natyrisht, futbolli ynë ka pasur teknikë shumë të mirë, por unë dua të veçoj Bahri Ishkën, që arriti shumë sukses me të rinjtë e ekipit kombëtar Shpresa. Besoj se puna e tij ndikoi në një brez që pati më pas shumë sukses.

-Më mirë trajnerë të huaj apo vendas për ekipin kombëtar?

Trajnerët vendas kanë qenë më të suksesshëm se trajnerët e huaj. Madje për këtë mund të bëj edhe një historik të tyre në krye të skuadrave tona para vitit 1990. E thënë ndryshe, Shqipëria rezultatet e saj më të mira në rang ndërkombëtar i ka me trajnerët e saj. Trajneri i parë ka qenë Boris Aputin, rus, por nuk ka munguar as jugosllavi Proçiç, më 1946, në një kohë që na konsideronin si republikë e shtatë e Jugosllavisë. Por në atë kohë kanë qenë trajnerët Karapici e Jakova që e bënë punën e madhe të suksesit në ballkaniadën e atij viti (1946). Më 1955 ka ardhur këtu Miki Baçi, që drejtoi të rinjtë, kurse më 1958 erdhi rusi Lukshinov, i cili ishte trajner i Kombëtares por i atashuar pranë klubit të Partizanit. Më 1970 erdhi rumuni Tukovaç, kurse në vitin 1982 ishte italiani Darzoti, që punoi me Myslim Allën. Pas atij viti trajnerët tanë u kualifikuan jashtë vendit, por edhe në vitet “sovjetike” ka pasur teknikë tanët që kanë shkuar për përgatitje jashtë si S.Peqini etj. E bëra këtë pasqyrë emrash për të kujtuar dhe pyetur: cili prej tyre pati sukses madhor? Asnjëri. Kurse teknikët tanë Rexhep Spahiu, Adem Karapici etj, kanë arritur suksese në aktivitete shumë të rëndësishme të asaj kohe, që ishin kryesisht veprimtari të ushtrive aleate. Edhe pas vitit 1990, teknikët tanë kanë treguar potencial, kanë shfaqur cilësi dhe unë përmend Astrit Hafizin. Nën drejtimin e tij Kombëtarja u përball si e barabartë me Gjermaninë, e cila kishte në gjirin e saj kampionë të botës.

-Cili është mendimi juaj për futbollin shqiptar sot?

Si në shumë fusha të tjera sportive, edhe futbolli shqiptar është kapur nga “Terapia e Shokut”, dëshmuar më së miri me katandisjen e Dinamos së mos më keq, këtij klubi që ka nxjerrë sportistë të nivelit europian e botëror, kampionë shumë të mëdhenj, ku dua të veçoj skuadrën e famshme të volejbollit. Si ka mundësi të shkrihet ky emër i madh i sportit tonë? Në atë periudhë bëheshin shumë analiza nga klubet, analiza që ishin serioze dhe e çonin gishtin tek problemi i vërtetë. Por “Terapia e Shokut”, si kudo tjetër këto vite, dëmtoi gjithçka të mirë që ishte ndërtuar më parë. Kishte analizë jo vetëm të ecurisë futbollistike, por edhe për arbitrimin, shiheshin fenomenet sipas rëndësisë.

Nuri Bylyku: Tirana mbetet obelisk i sportit shqiptar, sot futbolli ynë