Historike: LeBron James tejkalon Kobe Bryant në listën e realizatorëve

LeBron James ka bërë historinë në ndeshjen e mbrëmshme, kundër Philadelphia 76ers.

Sport

26/01/2020 09:33

Në humbjen e Lakers kundër Phialdelphia, LeBron James ka kontribuuar me 29 pikë, shtatë kërcime dhe tetë asistime.

LeBron kësisoj ka tejkaluar ikonën e Lakersave, Kobe Bryant, në listën e realizatorëve më të mirë të të gjitha kohërave, duke u pozicionuar tashmë në pozitën e tretë, shkruan lajmi.net.

‘Mbreti’ numëron 33655 pikë në karrierë, duke lënë pas Koben me 33643.

LeBron është në ndjekje të numrit 1 në këtë renditje, Abdul Jabbar. /Lajmi.net/