Aktori indian dhe modelja shqiptare i japin fund lidhjes

Modelja shqiptare i ka dhënë fund lidhjes me aktorin indian.

ShowBiz

26/01/2020 09:35

Aktori indian Ashish Kapoor, i cili njihet nga shqiptarët me rolin e Kabirit në serialin “Sarasvatiçandra”, prej kohësh ishte në një lidhje dashurie me modelen shqiptare Ilda Kroni.

Aktori indian Ashish Kapoor, i cili njihet nga shqiptarët me rolin e Kabirit në serialin “Sarasvatiçandra”, prej kohësh ishte në një lidhje dashurie me modelen shqiptare Ilda Kroni.

Ata nuk ngurronin të ndanin në rrjete sociale momente me njëri-tjetrin si dhe dedikime të ëmbla ku shprehnin publikisht dashurinë.

Mirëpo, duket se gjërat s’kanë shkuar siç duhet dhe lidhja e tyre e gjatë ka marrë fund.

Dyshja nuk publikon prej disa kohësh foto së bashku në rrjete sociale.Për më tepër, Kapoor nuk e ndjek më modelen shqiptare në Instagram.

Për më tepër, Kapoor nuk e ndjek më modelen shqiptare në Instagram.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet e ndarjes së dyshes, ndërsa fansat janë kuriozë të mësojnë se ç’ndodhi papritur me çiftin.