Romë/ 45 vjeçari shqiptar ekzekutohet me dy plumba sapo del nga shtëpia për t’u rikthyer në….

Jan 26, 2020 | 9:45
SHPËRNDAJE

Një burrë me origjinë shqiptare mbeti i vrarë me armë zjarri natën e shkuar në Nuovo Salario në periferi të Romës.

5007413_pckg_510157999779606003-20200126

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:30 minuta, ku shqiptari 45 vjeçar u qëllua me dy plumba pistolete në mes të rrugës. Mediat italiane shkruajnë se një plumb e goditi në pjesën e kohës dhe një tjetër në gjoks.

Shqiptari kishte marrë leje nga burgu për të takuar gruan e tij.

Ndërsa po kthehej në qelitë e burgu “Rebibbia”, ai përshëndeti familjen, mori ashensorin, hapi derën, por pas disa hapash dy të shtëna u qëlluan ndaj tij.

Infermierët e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe u përpoqën të ringjallnin viktimës por më kot.

“Ilmessaggero” shkruan se ishte një ekzekutim, një vrasje me gjakftohtësi dhe paramendim.

 

/S.Ll/ Panorama/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura