Kishte marrë leje nga burgu, shqiptari ekzekutohet me plumb në kokë në Itali - Gazeta Express
string(75) "kishte-marre-leje-nga-burgu-shqiptari-ekzekutohet-me-plumb-ne-koke-ne-itali"

Kishte marrë leje nga burgu, shqiptari ekzekutohet me plumb në kokë në Itali

Gazeta Express

26/01/2020 9:50

Një ekzekutim me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në kryeqytetin italian, ku i vrarë ka mbetur një 45 vjeçar me origjinë nga Shqipëria.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 23:30. Shqiptari, me precedentë penalë, po rikthehej në qeli pasi kishte marrë leje nga burgu, por është qëlluar për vdekje me një plumb në kokë dhe një në gjoks. 45 vjeçari kishte shkuar të takonte të shoqen dhe familjarët, por pas vizitës ka gjetur vdekjen.

Lexo Edhe:

Vrasësi e ka pritur pikërisht poshtë banesës dhe sapo e ka parë, e ka qëlluar në kokë. Vrasja ka qenë e tipit mafioz. Pak minuta pasi ndodhi ngjarja e rëndë, vëllai i shqiptarit ka mbërritur në skenën e krimit dhe sipas medias italiane ka nisur të ulërasë dhe bërtasë në dhimbje kur ka gjetur të vdekur të vëllanë.

Po sipas medias italiane, hetimet deri më tani janë fokusuar në larje hesapesh mes klaneve, pasi ekzekutimi ka ndodhur pranë një zone (Tufello dhe San Basilio) që njihet si epiqendër e trafikut të drogës./Express