VIDEO/ Sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet, shënon dopietë për ekipin e tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 26, 2020 | 10:25

VIDEO/ Sulmuesi shqiptar nuk di të ndalet, shënon dopietë për ekipin e tij

Besart Berisha po kalon një formë shumë të mirë te Uestern Junajtid, ku ai aktivizohet nga fillimi i këtij sezoni.


BERI

Ditën e sotme sulmuesi shqiptar ka konfirmuar edhe një herë formën e mirë që po kalon, teksa ka shënuar dy herë për ekipin e tij në ndeshjen me Adelaide Junajtid, në ndeshjet që ishte edhe e 200-ta për të në Australi.

Berisha shënoi dy herë në pjesën e parë, relativisht në minutat 12’ dhe 43’. Megjithatë dy golëshi i shqiptarit nuk vlejti shumë, pasi miqtë fituan me rezultatin 4-3.

34-vjeçari me dy golëshin e sotëm shkon në kuotën e 9 golave me Uestern Junajtid, duke u bërë kështu një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"