Uji që mbulonte planetin e kuq ka qenë i njëjtë me ujin në Tokë

Uji që lagte sipërfaqen e Marsit dikur ishte i ngjashëm me atë të Tokës. Nga analizat e bëra së fundi, nga kampionet e marra nga Rover Curisoity në krateret Gale, rezulton se në planetin Mars shumë kohë më parë, uji kishte kripëra shumë të ngjashme me ujërat që lagin sot oqeanet tona, ku gëlon jeta. Të dhënat, sipas NASA-s dhe kërkuesve ndërkombëtarë, forcojnë akoma më shumë teoritë se dikur në planetin e kuq ka patur jetë.

Ekspertët kanë studiuar rezultatet e mbetjeve argjilore të gjetura në kraterin Gale në Mars, ku dikur ka patur ujë. Sipas tyre, ngjashmëria e madhe mes dy planetëve është mjaft e rëndësishme, pasi është tregues që jeta ka qenë edhe atje.

Parametrat pothuajse të njëjtë që krijojnë kushtet për mbijetesën e gjallesave, nga më elementaret deri tek më të sofistikuarat, kanë qenë dhe provat shkencore e konfirmojnë këtë. Dhe studiuesit thonë se në misionet e ardhshme do të jetë pikërisht ky synimi kryesor, mbledhja e provave të tjera. Për të kuptuar më tepër për jetën përtej Tokës.

Klan Plus