Shqipëri moj të marrtë e mira! Sikur asnjë shenjë dashurie të mos më japësh, unë do të të dua dhe më shumë!

26 Janar 2020, 10:15Politika TEMA

Nga Arli Minga

Ali Asllani: “Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve”. E dashur Shqipëri! Unë nuk do iki, unë do qëndroj!

Nuk do ta lë familjen, as shokët e shoqet, as diellin, as kafen time të preferuar, as kujtimet, sepse do t’i shtoj dhe me to do të shkruaj historinë time, këtu! Unë nuk do lë asnjë pas, sepse nuk do të largohem ndonjëherë; edhe po ika disa ditë, gjithmonë do të kthehem!

E dashur Shqipëria ime! Unë do luftoj që asgjë e jotja të mos jetë e të paepurve, krimit, drogës, injorancës. Asnjë betejë nuk do ma bënte shpirtin pis në emër të dashurisë për këtë vend, përkundrazi, do ma lartësonte deri në amshim!

E dashur Shqipëri! Unë mendoj përditë si mund të bëhesh më e mirë, edhe në gjumë! Vras mendjen a do të që dhe ti të bëhesh më e mirë për mua? Atëherë nëse ti do, eja të luftojmë së bashku! E dashur Shqipëri! Vërja flakën të gjithëve që të kanë halë nësy, e të gjithëve që të lëndojnë! Le të digjen ata që nuk të duan në zjarr.

E dashur Shqipëri e i nderuari Gjergj Kastriot Skënderbe! Luftuam kaq vite për ty dhe në fund do vazhdojmë të luftojmë edhe pse ndonjë hundlesh e mendjepak do të të shesë për politikë. Turqia që të deshi aq shumë, nuk të merr dot kurrë as me xhamitë e saj dhe as me telenovelat turke, e Serbia mundet të bëjë ndonjë marrëveshje “matrapazësh etnikë”, po dot nuk të merr.

E dashur Shqipëri se dhe po të mbetem i fundit këtu, do kem me kë të rri. Nga vendi po largohen çdo ditë shumë që dorëzohen ndryshe nga unë, është e vërtetë, por të jesh e bindur se dhe ata ikin thjesht fizikisht se mendjen e kanë nga ti! Le t’i kthejmë!

E dashur Shqipëri! Nuk do t’i lë vendet e tua të bukura që Naim Frashëri shkruante ditë e natë! As dy detet më të bukura të rruzullit, as malet më të thepisura, as ajrin më të ëmbël dhe diellin që ndriçon më shumë! Tani që e mendoj, nuk do ta lë as hënën, se me atë do qaj hallet çdo natë.

Shqipëri, ti ndoshta nuk e di, por në asnjë vend nuk ngroh dielli si këtu dhe nuk ndriçon hëna si këtu! E dashur Shqipëri! Po të iki nuk do gjej dot asnjë vend për qetësinë e shpirtit tim. Një vend si ti, me kaq të meta, me kaq rrezik, por kaq të dashur! Edhe unë kam nevojë të di që jam i sigurt se jam shumë i ri të vdes nga rastësia, por edhe po vdiqa, do varrosem në dheun tim!

E dashur Shqipëri! E dashur Shqipëria ime e pasur me 1000 të mira e me një popull të mrekullueshëm që vetëm duhet zgjuar pak e i duhet dhënë një qëllim. Hap sytë Shqipëri! Lufta jonë do ta sjellë fitoren! Tradhëtarët do të humbasin!

Eh, Shqipëri moj të marrtë e mira! Do të të dua kaq shumë gjithmonë sa edhe sikur asnjë shenjë dashurie të mos më japësh, unë do të të dua edhe më shumë!

*Përgjigja ime qytetare e shqiptare për pedagogen e nderuar në Suedi, Silvana Begaj.

71 komente në “Shqipëri moj të marrtë e mira! Sikur asnjë shenjë dashurie të mos më japësh, unë do të të dua dhe më shumë!”

  1. Ton says:

    Shqiperi kam ikur e te dua shume …..ika se bera dot kariere punova 18 vjet e gjithnje me sillnin nje gomar a gomarice si drejtues……nga rruga pa me dhenekurre mundesine per te qene une. Ktu ku jam punoj informaticien.pacim ne vere….

    1. Kalec Dega says:

      Ka plasur propoganda e patriotizmit te rreme ne Tema . Mire qe nuk bejne ndonje shkrim ku te tregojne se Shqiperia eshte pishtar ne Evrope e Bote nen udheheqjen e ndritur te Ram/Bash/Salise/Metes.=
      u mbyll:
      rruga e kombit
      ceshtjet Basha, me nje fjale
      u mbyll:
      Cez
      u mbyll:
      Gerdeci me kundershtar te popullit qeverine Rama
      u mbyll :
      21 Janari me kundershtar te viktimave Qeveria Rama
      u vulos:
      shitja e detit
      dhe kontrateper ndertim pallatesh nga Turqia
      nderkohe sekretar Partie u zgjodh prefesor Beni


      nderkohe Saliu e Basha/Meta jane miqte e vertete dhe te garantuar ne pushtet nga vete Edvin Rama.

      1. Andi says:

        Ben propagande kunder shqiperise ti karkalec dega bashke me disa moterqire ketu qe ua kalon dhe atyre qe vrane e prene.Qe nuk e luan gishtin per ndonje te mire nuk te be faj se o do flasesh o do besh ,por habitem ku do ta cosh shpirtin pasi nje grusht dhe do marresh.Dhe me ironikja eshte se do e marresh nga kjo toke we MOS tu befte kurre krevat e jastek.

        1. Hoxh Armandi says:

          Te gjithe ata qe thone qe do rrine ketu kane ne plan te bejne leke leke si KCK te bashkia, hipoteka, gjykata dhe direkt me llotarin ne amerike ose jashte. Po ne fillom duhet te bejne leket.

          1. Epiroti II says:

            Ky pergjithesimi qe ben ti Hoxha Armand eshte i pandershem, per mos thene kriminal.
            Une hyj tek ata qe kam qene jashte dhe kam vendosur shume kohe me pare qe jeten time ta ndertoj ne Shqiperi, dhe plani i vetem qe kisha dhe kam eshte puno fort, puno zgjuar, puno me patriotizem. Kete banden KCK dhe bishta qe ti ke rreshtuar nuk i njoh fare, dhe kur me zene ndonjehere rrugen perplasem me ta me sa fuqi qe kam se e kam detyre ndaj te ardhmes se femijve ti mi dhe detyre nga Shqiperise.

            TI hoxh efendi dhe te gjithe qe mendojne ceket si ty ki pararysh dy verteta te medhaja:
            1. Emigrimi nga vendi me i varfer tek nje me i pasur eshte dukuri e rendomte e shoqerise njerezore qe prej krijimit, pa dallim kombi, feje apo race.
            2. Ne emigracion plot veta realizojne enderrat e tyre, por shumica e kane jeten po aq te veshtier dhe te lumtur apo te palumtur sa cdo i kishin edhe po te rrinin ne Shqiperi. Thjesht nuk e thone. Genjejne veten e tyre ne fillim dhe pastaj genjeshtren e thone me ze te larte qe ta degjojne te gjithe.

            Semundja me e madhe e shqiptareve eshte qe qahen shume dhe punojne pak per rritjen e tyre kur jane ne Shqiperi.

            1. axhim says:

              Shumë bukur e ke shkruar .Shkelqyeshëm!

    2. Zagora says:

      I shkreti Arli,freshist i lumtur se te kane punesuar ne bashki kohet e fundit dhe aq fuqi ke sa te shkruash hartime te tilla!
      Ti permend Ali Asllanin , qe ka thene se “Koha eshte e maskarenjve ndersa atdheu eshte in shqiptareve”,por ne fakt as e ke kuptuar cfare ka dashur te thote ai poet i nderuar!
      Pervec varrezave te te afermeve dhe shtepise ku banon sot,a nuk me thua se cfare pjese te atdheut te takon ty?
      Asgje nuk te takon more i mjere,se nje grusht horrash,politikane,hajdute e te korruptuar kane grabitur te gjitha pasurite kombetare per vete dhe ti nuk ke asgje nga ato!
      Me thuaj o buzequmesht i mashtruar se cfare te ka takuar ty dhe familjes tende nga kromi,nafta,bakri,hekur nikeli,bregdeti,pyjet,liqenet,detrat,lumenjte etj?
      Ti je mashtruar nga propaganda e ndyre antishqiptare qe te ka thene se “Bashkeqeveris me qytetaret”,por ty nuk te qasin tek porta e bashkise per t’u ankuar e jo me te ndajne qeverisjen me ty!
      Ti e pranon ne heshtje kete mashtrim,se mjaftohesh me kaq,prandaj derdellit se nuk iki nga vendi!
      Cfare ka mbetur ketu qe nuk iken?
      Asgje nuk yte ka mbetur se vetem te duan sa te votosh dhe nuk te duan per asgje!

      1. Atdhetar says:

        Arli po thot se do te kontriboje, punoje dhe luftoje qe atdheun ta beje me te mire. Ti cfar po ben me keto shfryrje publike te injorrances tende? Cfar zgjidhje po ofron? Te iki dhe Arli se nuk bohet ky ven mo vlla? Cfar interesi ke ti qe zgjidhje ofron ikjen e shqiptareve nga shqiperia?

      2. Teuta says:

        Zagora, duhet te kesh dijeni njehere pastaj te flasesh. Arli nuk punon ne Bashki, por eshte student.qe edhe meson edhe punon por jo ne shtet por privat…nese ju nuk mundeni te keni ndjenja atdhedashurie kjo eshte e drejta juaj, por nuk ju lejohet qe te denigroni dhe te fyeni nje te ri me aspirata per jeten qofte edhe ne vendin e tij, dhe Arli, i dashur Zagora e ka arritur cdo gje vete, se vjen nga nje familje intelektuale dhe jo nga balta…

        1. Zagora says:

          Atdhetar dhe Teuta!
          Si me i madh ne moshe ju keshilloj,qe te mos nanuriseni nga propaganda gebelsiane e amplifikuar e Rames,por shiheni realitetin ne sy!
          Ne te gjitha kohrat dhe ne shumicen derrmuese ,popujt kane qene ne opozite te perhereshme me sundimtaret!
          Dhe vetem kjo opozite deri ne perleshje te pergjakeshme,ka cuar njerezimin perpara deri ne nderrimin e sistemeve politike e ekonomike nga lashtesia deri sot ne kapitalizem!
          Besoj se e keni pare,qe ne vendet me te zhvilluara si France,Itali,Gjermani etj punonjesit bejne vetem greva e protesta te fuqishme dhe asnjehere mitingje te organizuara nga partia ne pushtet!
          A e ndiqni protesten disa mujore te puntoreve ne France vetem se Macroni tentoi te ulte pensionet dhe u thye?
          Keto jane shoqeri vertete demokratike e jo si ne qe ngrihemi ne protesta jo per hallet tona si popull,por per interesat e partive per te ardhur ne pushtet!
          Ku jane sindikatat ketu qe kane rene ne koma?
          Ku jeni ju studentet,qe nuk ju ben pershtypje niveli i ulet i demokracise,shkalla e larte e korrupsionit etj?
          A nuk shikoni ju se sa me veshtiresi e kalojne jeten prinderit tuaj,ndersa nje grusht politikanesh,oligarkesh, etj jane bere miliardere?
          Pse e shihni veten jashte halleve te prinderve tuaj,por kufizoheni me te drejtat si studente?
          A e dini ju se vetem nje sasi e kufizuar e juaj,qe mbaroni shkollen mund te punesoheni,ndersa shumica,gjykoj rreth 90% do mbeten rrugeve ose perfundojne kamariere?
          Ja ky eshte mashtrimi me i madh qe i eshte bere rinise shqiptare keto 30 vjet,gjoja duke i mikluar se po u krijojne mundesine per t’u shkolluar,por punen ta gjejne vete edhe ne fund te botes!
          Se qeveria e Rames ka hequr dore nga cdo gje qe ka te beje me nxitjen e prodhimit vendas,se pasurite kombetare si kromi,nafta,bakri,hekur nikeli,etj ua ka dhene privateve ndersa shteti eshte bere taksidar si ne kohen e sulltaneve!
          Shteti shqiptar asgje nuk prodhon,asgje nuk nderton vete,por eshte bere vetem sekser!
          E cfare mund te beje ky shtet per qytetaret e vet kur ka hequr dore nga prodhimi?
          Me gjeni ju nje vend te zhvilluar sot,qe nuk prodhon vete,por cdo gje ia ka dhene privatit?
          Ne se ushqimin,analizat laboratorike,pasterstine,sterilizimin etj neper spitale ia ka dhene privateve,doemos qe ata do mendojne me pare per te rritur fitimet e tyre e jo rrogat e punonjesve!
          Ndersa po t’i kryente shteti vete keto sherbime,sic beheshin ne kohen e diktatures,fitimet e privateve do sherbenin per rritjen e rrogave te punonjesve!
          Dhe pastaj thone se nuk kemi leke per te rritur rrogat!
          Leke kane,por me privatizime del edhe korrupsioni i tyre!

  2. Poli says:

    Arli do jete ndonje i elselencisteve qe kapi nje zyre nga hici e ne rastin me temire do me mesoje dicka per punen mbas 10 vjetesh….por mer rroge me te larte se kolegu qe punon aty prej 25 vjetesh por nuk 3shte anetar Partie….tung e suksese…uroj mos te heqin ne 2021…

    1. Andi says:

      Pordhi dhe poli dhe leshoi nja dy teori konspirative allashqiptarce per te mbuluar berllogun e tij shpirteror ku ndodhet.

    1. Kujtim says:

      Mos shiko se cfare ka bere atdheu jot per ty por perpiqu dhe lufto cdo dite per te bere me te miren per atdheun tend.
      Keshtu ka thene nje president i madh i Amerikes.
      Sepse mund te lindesh nga prinder te varfer dhe te pashkolluar por kjo nuk do te thote se duhet te largohesh dhe ti mohosh ata. Atdheu dhe familja jane njesoj

      1. Greta says:

        Ah more Kujtim fukarai nga mendte!
        As vete nuk e kupton se kush eshte atdheu per ty,ne se eshte toka prej 28 mije km/2,historia,heronjte etj apo sundimtaret,ligjet,drejtesia etj!
        Une si qytetar nuk pres asgje nga toka shqiptare se ajo as flet,as degjon e as te kerkon ndonje gje!
        Se per mua ka detyrime pushteti,qe me voten popullore duhet te pergjigjet ndaj qytetareve te vet per gjithcka!
        Por kemi 30 vjet qe ky pushtet jo vetem u ka nxire jeten shqiptareve,por i ka humbur atyre shpresen se ky vend mund te behet nje dite me i mire!
        Pra kete pyetjen e presidentit amerikan tregojua pushtetareve te kaluar,aq me teper Rames sot,sepse jane ata qe sundojne e nuk kane qeverisur!
        Rama derdellit prej vitesh se po “bashkeqeveris me qytetaret”,por ai ka bere te kunderten!
        Qytetaret ai i ka trajtuar si DELE ndersa ka bashkeqeverisur vetem me oligarket e medhenj!
        Sot qytetari shqiptar nuk gjen nje zyre ku te ankohet per shkeljet ligjore qe u bejne zyrtaret e tij,sepse kete situate ka krijuar me ndergjegje vete Rama,per te shkaterruar shtetin ligjor dhe per t’i treguar shqiptareve se nuk kane rruge tjeter vecse t’ia mbathin nga ky vend nje ore e me pare!

    2. zhaku i pamposhtur says:

      Ore po çfarë ju gjeti? Ju zgjoi nga gjumi ajo zyshja që shkruajti dje dhe filluat ju nga hartimet. .më kujtohet kur ngordhi qoftëlargu enver. .ato ditët e para mbas varrimit shumë shqiptarë u ‘frymëzuan’dhe shkruanin vjersha për qoftëlargun. .ishte periudha më e madhe e frymëzimit të këtij populli. .pastaj dalë nga dalë u çfrynë robt si ai vrapi i gomarit..ju këshilloj të mos shkruani më ‘elegji’ për Shqipërinë sepse e shkruajti ajo zyshja dje dhe e qau fare kështu që kushdo tjetër që do shkruaj diçka analoge do të ngeli në hijen e zyshes. .

  3. mik says:

    Pse merreni me Silvana Begen si individ e nuk merreni me fenomenin, shkakun qe e detyruan ate dhe mbi nje milion te tjere te braktisin kete vend ?! Ajo nuk e urrente Shqiperine, perkundrazi e donte ma teper se ju.
    E imagjinoni sa mbrapa ne kohe e keni kthy kete vend ? Ne shek. e 19 Rilindasit tane mundoheshin te ndergjegjesonin popullin tone ne dashni per Atdheun, e tashi ne shek. e 21 ndhodh e njejta gja !! Po pse more Zot, kaq vend i mallkuar jemi ?

    1. Andi says:

      Meqe ti o mik nuk e kupton ,po ta shpjegon une.Ne kete situate qe eshte shqiperia sot kane qene plot shtete europiane vite perpara.Qytetaret e tyre emigruan kryesisht per ne amerike por kurre nuk e thane nje fjale te keqe per vendin e tyre.Dhe iknin per buken e gojes ,per lirine e fjales dhe largoheshin nga lufta.Tanet largohen se nuk duan te mbeten prapa nga salltaneti ne krahasim me tjeret.Ikin se e duan rehat .Pa e vrare truri,dhe krahet.Pa u ndeshur me krimin e korrupsionin.Po tjua besh gati,vijne me vrap.

  4. dardan says:

    Shqiperia eshte bukur po jane shqiptaret qe e kane shkatrruar e bere te pajetushme si shtet. Plot deshtime ne drejtesi, shendetesi, rene e siguri, punesim, barazi sociale, arsim e çdo fushe tjeter. Bukurite qe pershkruan Naimi ia ka dhene natyra, jo njerezit. Njerezit e duan se aty iu pelqejne te pine kafet e te bejne llogje me shoqnine.

  5. Baton KITA says:

    SHQIPËRIA, me sa e sa e sa e sa njerëz humanistë, zemërbardhë!
    SHQIPËRI e IDENTITETIT SHPIRTËROR 1999.
    DASHURIA IME, PLAGA IME – SHQIPËRI, që nga TIVARI e deri në PREVEZË.

  6. Shmil Gurra says:

    NjË KONSTATIM ABSURDI – “Sikur asnjë dashuri të mos më japësh”.

    Shqipëri, frymëzimi, dashuria, kënaqësia, dhimbja.

  7. is says:

    Por mos harroni vargjet:
    I dashur Mëmëdhe,
    të dua kështu siç je,
    po kur të shoh të lirë,
    do të dua edhe më mirë!
    Shqipërinë e kanë pushtuar ‘djajtë;, e kushedi kur e lënë të lirë!

    1. Siena says:

      Ku e keni atdheun o te mjere?
      Akoma nuk e keni kuptuar qe atdheun ua kane grabitur,gjakosur e vrare dhe tani po perpiqen ta shesin,ndaj po ju thote vete kryeministri,se ikja eshte per nje jete me te mire,se keshtu ben e gjithe bota!
      Po pse te ikin shqiptaret kur vendi yne ka pasuri gjigande nentokesore aq sa te mbaje deri ne 20 milion banore?
      Dhe kjo do te ndodhe vetem ne se shporret kjo klase politike qe ka sunduar keto 29 vjet!
      Por ata nuk shporren per deri sa nuk del nje burre shteti apo nje grup trimash idealiste qe me shume t’u dhimbset atdheu se interesi i tyre!
      Cfare na lidh sot me atdheun kur per atdheun,heronjte,luften Antifashiste,me te lavdishmen ne te gjithe historine mijravjecare te popullit tone nuk flet njeri,por e poshterojne per dite keta politikane qe kemi sot!
      Ate e tradhetuar edhe vete trashegimtaret e 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve qe akoma mbajne kryetar partie nje antishqiptar te eger si Edi Rama!

  8. ..... says:

    Rri ti Arli Rri ne nje shqiperi ku Sokol Balla be reportazh perparave rrenojave te termetit (dhe viktimave) me nje xhup qe kushton 2000 euro(moncler) dhe e gjithe veshja tjeter mbase dhe 2000euro te tjera dhe gjen ate moment per te reklamuar garderopen e tij te shtrenjte (ku nje sy i shikonte nga kavaja e tjetri nga sukthi) ne nje vend po vuan per copen e bukes, ku nje nene punon nga mengjes e deri ne dark per 150euro (sac kushton rripi i pantallonave te Kolit) ku lali Eri udheton 10 dite ne muaj jasht shtetit e keshtu me rradh, ku Police vjedhin ndihmat e te demtuarve te termetit (qe duhet ti varesh ne litar dhe jo ti rikthehen punes prap) kjo eshte shkipnia jote Arli, po Rri ti Arli se mbase pas ketij shkrimi Edvini Saliu apo Likja do te japin ndonje karrige Edhe ty qe te behesh si ata, Rri Arli Rri dh beje korcen paris dhe durresin majami Rri…………

    1. I.Hoti says:

      ….. Pirdhu ! Cdo kush e shpreh ndjeshmerine sipas menyres se vet. Ke ‘cenon’ a ‘fyen’ zoteria ne shkrimin e tij?????? ‘Kujt i djeg miza?’ Kush iken ..udhe e mbare.. edhe zoti e ndihmofte, te punoje ndersherisht ne Europe ,te mos turperoje vehten familjen e shqiptaret! Te kthej koken ke ka lene prapa(ata qe e kane lindur, te pakten ! Dhe atdheun si cdo person tjeter jo shqiptare per atdheun e vet. Ata ,ne qe u larguam(jo ikem) nuk kemi pse inatosemi me dike! Vendimi u muar, ke edhe zgjedhje….ne ke gabuar kthehu ne shtepine tende! Ne perendim nuk po na ndihmon partia..shteti por bizneset qe kane nevoje per punen tone! U uroj shendet e suksese atyre qe jetojne ne Shqiperi dhe te gjithe emigranteve….qe jam i bindur se cdo normal ..mendjen dhe shpirtin e kane atje ..ku per cilin do komb..’ Atdheu dhe Familja duhen pa KUSHTE’!

    2. ben says:

      Po zotrote nga e di qe xhupi Sokol Balles ben 2000 euro, apo ja ke bere dhurate? Mbetet tere jeten duke bere llogarite e te tjereve, prandaj qaheni nga mengjezi ne darke, 365 ditet e vitit, pasi askush nuk ju ka thene puna e mbare.

      1. ..... says:

        Po mor beni e di shum mire se sa i ben xhupi i Kolit pavarsisht se nuk ja kam blere une, nuk me prish pune mua xhupi i tij dhe as nuk e kam zili, por momenti kur ai e zgjedh ta vesh ate dhe te bej reportazh perpara germadhave tee pallati ne durres, Le te zgjedh nje moment tjeter ta vesh ate mut xhupi qe ka blere me parate e politikanet ajdute duke i share e duke ju lepire nga ana tjeter, dhe sa per ate mengjesin zotrote e kam thene qe ne moshen 16 vjecare kur u largova nga ai vend dhe punoj sot e ksaj dite qe Jam 45 vjec,

  9. Ben says:

    Moso se na mallengjeve! Sbqiperia nuk eshte vetem toka pot njerezit. Nuk ikin njerezit per vendin por per njerezit. Cfare te benim ne we ikem para 24 vitesh? Te linim koken aty? Mbase zotrote ke nje pune te mire ku merr leke dhe duron pordhet e politikaneve, kriminelave dhe prostitutave. Nese e doni vertete Shqiperine, atehere beni shtet dhe mos beni pordhe patriotike. Une perseri nuk jam.me ata qe kur ikin bejne beje sikur.Jane special..shumica Jones ka ikur ne heshtje.

  10. H says:

    Atdhetarizmi dhe nacionalizmi , është karamelja e helmatosur me të cilën arrivistët gënjejnë leshkot.

  11. Klimax says:

    Mjaft me kete populizem qesharak! ” Atdheu i shqiptareve”!!!! Mjaft! Jemi “ngopur” me kete lloj propagande per vite e vite te tera. Jemi ngopur me fjale te medha, te embla, te ashpra e agresive. Jemi ngopur me shprehjet lufte, zjarr, flake, armiq e tradhetare. Te njejten gje nuk thone edhe ata qe jane ne krye? Te njejten gje nuk premtojne edhe ata qe kerkojne voten e qytetareve? U ngopem me dashurine tuaj, me dashurine e te gjitheve Ju, me patriotizmin tuaj pa vlera! Ti nuk je perjashtimi dhe nuk mund te jesh sikur cdo dite ti shkruash asaj letra pa fund dashurie e lotin ta derdhesh lum. E di perse? Sepse je shqiptar. Dhe shqiptari e do ate vetem per ta vjedhur, per ta perdhunuar, per ta shfrytezuar ……., e do per vete gjithcka “te sajen”, diellin, majat e thepisura, detin, pyjet, ajrin e embel, kafene ….. (a thua se vetem ajo i ka te gjitha keto) dhe keshtu si ti, te gjithe.
    Atdheu eshte i te gjitheve qe e respektojne dhe i respekton. Ashtu si gjith atdhete e botes. Nuk duam dashuri, por vetem respekt. Ate kerkojme, respekt, ti japim e te na japi, qofshim me banim ne Shqiperi apo jasht saj, qofshim shqiptar apo te huaj!

    1. mamadu patriot ne europe says:

      Dashuria “tallava-iste” per memedheun ne format me perçunduese …….. alla shiptare !!!!!!! BOooo….. do te desha te shkruanja gjate se çfar eshte atdheu dhe ç’eshte ajo ndienje qe lakohet non stop (ne tallavate karikaturale) ….. dashuria per atedhe , por eshte e kote (e pranoj me keqeardhje) sepse nuk te lene “histeriket atdhe-dashurore” me hartime ne forme flete-rruferash e deri ne akuza per tradhetore e te shitur !!!! Por per te mençurit qe fatkeqesishte jane shume me pak po ju kujtoje vetem nje thenje amerikane (jam i sigurte qe e dini) nje fare perkufizimi te atedheut qe thote ; Atedheu fillon nga pragu i shtepise time ……. !!!! Jo me kote e kapa me amerikanet duke ditur qe te tere keta “patriota” “atdhetare” tallava-iste jane te dashuruarit pas amerikes dhe jetes amerikane. Pra te “nderuar” “patriote” “atdhetara” tallava-iste fillojeni dhe ju nga shtepite tuaja …. pra keni shtepi apo jo , keni te hani ju dhe femija apo jo, keni pune apo jo, a ka dashuri ne vatrat tuaja apo jo, a ka respekt per prinderit apo jo, per shoket komshiun, per ligjin , respekt per natyren, per pronen (e kujdo qofte ajo), ……… a ka humanitet apo jo e shume e shume te tjera qe nuk i numeroj dot tani. Atdheu nuk eshte nje peme frutore qe ti kerkon vetem ti marresh frutin por ai (ajo pema) ka nevoje per sherbimet e tua per kujdesin tend per punen tende (po deshe kur ke kohe edhe mund ti kendosh ndonje kenge ) pra kjo eshte dashuria per atedheun ; Ps e di qe keto ju i dini por qe ja u kujtova nuk bera keq ……

      1. FLUTURA says:

        Nuk ka emigrant te lumtur. Mbas amerikes do te kerkosh nje amerike tjeter…
        REMARK

    2. Shoke kemi ne mes tene,shume armiq e tradhetor...bobo mos u qofte thene,vec qe s' kane gje ne dore says:

      …ka te tjere,qe ne historine e re ,e kan falimentuar atdheun e tyre mbi tre here,pra,nuk qenka fenomen shqiptar…
      Etsi, palikari mou, klizma…

  12. Lush berbali says:

    E cili eshte shkaku sipas teje ,o mik ??!
    Qeveria ?
    Kjo qe eshte ?
    Apo ajo qe ishte ?
    Apo ajo qe do te vije ?
    Rroga me e larte ne shtet eshte ajo e nje mesuesi…
    Nuk po flas per drejtuesit e larte.
    E di ti o mik ,se sa eshte paga e nje mesuesi me 26 vite pune ?
    510 mije lek te vjetra,asnje me shume.
    Kuptoje tani .Nje mesues me 26 vite pune i bie te jete pak a shume 50 vjeç.
    Qe do te thote se mund te kete dy apo tre femije.Te gjithe ne moshon shkollore.
    Dikush studente,dikush ne shkolle te mesme,me pagesa pafund.
    U afron femijeve aq sa ai mundet,pa asnje kursim.gjate gjithe jetes,pa menduar per vete,pa i dhene vetes as femijeve kenaqesi qofte edhe pak dite pushimi.
    E femijet i shohin keto sforco.
    Babai nuk eshte doktor,as avokat,as gjywtar,as infermier te pakten.
    Ka vetem rrogen.
    Nuk vjedh.
    As fut doren ne xhepat e dikujt,si ata me siper ne xhepat e tij.
    Eshte varferisht i ndershem.
    U ka treguar femijeve te verteten.
    Çdo qindarke…
    Ndaj ikin shqiptaret.
    Perrallat me mungesen e lirise jane thjesht perralla.
    Europa ka liri se ka pune,
    Nuk merret me punet e te tjereve.E respekton lirine,mendimit e te tjereve.
    Ndaj ikin njerezit…
    Edhe do te ikin edhe me qeverine qe do te vije.
    Edhe pse e duan vendin.
    Po rroga eshte rroge.Puna eshte pune.E Europa paguan ,sepse puna eshte nder.E çfaredo lloji qofte ajo…
    E ne Shqiperi ka rroga edhe me te uleta.
    Prandaj Shqiptaret do te ikin perseri,pa pyetur per qeverine qe do te vine.
    Kjo eshte e verteta.Do te fshijme rruget e Europes pa problem me 1000 €,jo si ketu me 230 mije te vjetra.
    Te pakten do te jemi krenare ne punet tona.
    Te respektuar.

    1. I.Hoti says:

      O Lush! Cdo kush e shpreh ndjeshmerine sipas menyres se vet. Ke ‘cenon’ a ‘fyen’ zoteria ne shkrimin e tij?????? ‘Kujt i djeg miza?’ Kush iken ..udhe e mbare.. edhe zoti e ndihmofte, te punoje ndersherisht ne Europe ,te mos turperoje vehten familjen e shqiptaret! Te kthej koken ke ka lene prapa(ata qe e kane lindur, te pakten ! Dhe atdheun si cdo person tjeter jo shqiptare per atdheun e vet. Ata ,ne qe u larguam(jo ikem) nuk kemi pse inatosemi me dike! Vendimi u muar, ke edhe zgjedhje….ne ke gabuar kthehu ne shtepine tende! Ne perendim nuk po na ndihmon partia..shteti por bizneset qe kane nevoje per punen tone! U uroj shendet e suksese atyre qe jetojne ne Shqiperi dhe te gjithe emigranteve….qe jam i bindur se cdo normal ..mendjen dhe shpirtin e kane atje ..ku per cilin do komb..’ Atdheu dhe Familja duhen pa KUSHTE’!

  13. SPQR says:

    E cuditshme sesi ne kete vend, bukurive te natyres dhe vendit iu “recitojne” varfanjaket, hallexhinjte, pikerisht ata te cilet nuk iu gezohen pothuajse kurre ketyre bukurive?!! Nderkohe, s’kam pare asnje perfitues koncesioni, ppp-je, privatizimi, politikani xhambaz, pra atyre qe i gezojne dhe qe perfitojne ne menyre kriminale e te jashteligjshme prej ketyre bukurive natyrore, t’iu “thurin vargje” atyre!!! E ne fund Silvana e “shkrete”, qe as vrau, as vodhi, por thjesht iku per nje jete me te mire, del e poshter!!! Asnje fjale per rama-t, meta-t, basha-t, ahmetaj-t, berishaj-t, nano-t, qe shkaterruan, vrane, vodhen dhe e shpopulluan kete vend!!! Poshte silvana-t, rrofshin arl-et!! Mezi presim “recitimin” e rradhes ju lutemi!! Ptuuu, fkn pathetic breed!!!

    1. Sh. G. says:

      SPQR
      Po ta deshin atdheun – popullin nuk do vidhnin.
      Nuk e dua dikend e njëkohësishr ta plagos e ta vrasë.

  14. ?? says:

    ARLI !
    As unë nuk iki .
    Në asnji vend , nuk më ngroh dielli si në Shqipëri.
    Jam mjek dhe do të vazhdoj të punoj këtu , me gjithë se në kushte dhe me rrogë mizersbël .

    1. ..... says:

      Ti mor zoti doktor per rrogen mizerable na tregove por per ato euro qe mer neper zarfa pse sna thua, sigurisht ato nuk i tregojm sepse nuk taksoesh per ata zarfa, prandaj ja pafshi ajrin bashk me Arlin dhe politikanet plehra

    2. Tramvaj says:

      Pse paskeni rroge ju mjeket ne Shqiperi?
      Jazek te qofte,se cdo dite shkoni ne shtepi me xhepat dhe portofolet plot me euro,dollare etj,aq sa merr nje minister rroge ne vit!

  15. Epirioti nga Dukati says:

    Do te iki dhe une si Silvana. Bile nuk do te mar me vehte as je grusht me dhe si benin mergimtaret qemoti. Ja kam falur edhe djersen e prinderve dhe te afermeve qe diçka lane ne kete vend ku kemi lindur. Le ti hane, po qe se ka mbetur gje Iliri, Zeni, Rama e kush te munde. Une e dua me shpirt atdheun tim jo se jam gjoja patriot por se keto kam çdo gje qe me lidh me kete bote: prinderit, te afermit, varet e gjyshervet. Nuk te behet atdhe tjeter ashtu si nuk gjen dot babe e nene tjeter. Prandaj do te hik ku paguhet me mire dhe kjo eshte krejtesisht normale ashtu si mijra familje Shqiptare qe braktisen fshatrat e pajetushme dhe erdhen ne qytete. Mos valle bene gabim. Jam patriot se me pune te ndershme do ti dal per zot prindervet dhe te afermevet dhe atdheut pa i kerkuar asnje gje ketij. A jam patriot, si thoni ju?

    1. tani says:

      na hapi barkun ky
      hartim klasa 5
      arli e do shqiperine ti? nderro emrin si fillin se se ke shqiptar

  16. Drin says:

    Si hartim per shkollen fillore nuk eshte keq, por jo cdo hartim duhet te botohet ne gazeta…

  17. Mirdita. says:

    Ç’do kush ka të drejtë të iki ose të rrijë në shqipëri.E vërteta është se në shqipëri mund të jetojnë pa probleme vetëm 20% e popullsisë.
    Ky kastraveci dhe disa kurva-patriote duhet ta vendosin veten e tyre tek pjesa tjetër e popullsisë,që ta kuptojnë ç’do të thotë humbje dinjiteti,përçmim dhe nivel jetese.
    Nuk e di se ç’mendim do kishte ky kastraveci nëse e heqin nga puna,ta ç’vasin mjekët,ta grabisin maskat,ti perdhunojnë motrën,ti vrasin ndonjë të vetin,të mos gjejë të drejtën tek gjykata etj etjetj……
    Ne që jetojmë jashtë nuk e harrojmë shqipërinë,secili nga ne nuk iku nga e mira.Secili ka historinë e tij dhe duhet respektuar.
    Ky kastraveci dhe shumë te tjerë si ky e kanë vurë në terezi dhe predikojnë për të tjerët duke u thënë: O popull hani bar,por shqipërinë mos e lini..

  18. Ik dhe mos u duk mē . Shko laj bythën e gjermanëve. says:

    ORPIRIOT BGA DUKATI !
    Ti irēndon këtij dheu . Sa më parë , NOSH !

  19. Lisi says:

    TI climax muti te pretty Ngordhja .Mos ja qaj hallin shqiptarit se si mbijeton si sfinksi perjetesisht e nuk eshte nje species ne zhdukje si ju grekqiret

    1. Lush berbali says:

      Respekte per ty I.Hoti !
      Edhe per te gjithe ata qe jetojne me pune te ndershme !
      Drite ua befte zoti rrugen e jetes!
      Kudo qe ata te jene…
      Ne Shqiperi ,e jashte saj !
      Ne do t’ia dalim ,ashtu siç kemi bere gjithmone.
      Si gjysherit tane.Si baballaret tane.
      Fatkeqesi per ne qe patem gjithmone shqiptare te keqinj qe na sunduan,atehere kur ne kishim nevoje te na udhehiqnin…

  20. Zyko says:

    Cfare jane keto hartime hipokrite. Askush nuk urren Shqiperine por urrejme shqiptaret idiote e hajdute politikane e qeveritare ish dhe tash. Iken te ndershmit qe munden te ikin. Te ndershmit e mbetur aty nuk kane mundesi te ikin. Te tjeret jane hajdutet e maskarenjte.

  21. Qinani says:

    Shqiptart ikin nga shqiptart.
    Edhe neper bot me konflikte mllefe e probleme me njeri tjetrin jan.
    Madje edhe neper burgjet e huaja.
    T vetmit qe zihen me njeri tjetrin dhe kan probleme me shoshoqin shqiptart jan.
    T gjith t tjeret behen bashk.vec shqiptart t perca.
    Yyy rrac muterish shekullor.
    Plehra me pasaport.

  22. Eraldi says:

    Epirioti nga DUKATI..Plotesisht dakort…e hidhur eshte e verteta qe thua.

  23. katarakti says:

    Nga diktatura ramë ne anarshinë e xhungles. Ose ndryshe nga shiu ne bresher. Nga nje shtet qe kontrollonte gjithçka, në një antishtet ku nuk ke asnje lloj te drejte, ku te fuqishmit dhe banditet bejne ligjin, ku nuk të mbron kush, ku secili perpiqet te xhvatê sa më shumë, ku askush nuk mendon per te miren e perbashket etj etj. Pastaj nuk eshte e kollajte të ikesh nga Shqiperia dhe ta nisesh jeten nga zero në një vend te huaj. Aq me shume kur je mesuar vetem te vjedhesh, kur nuk e ke qef punen, kur do të merresh gjithe diten me politikë te kafja e lagjes. Ata qe kane ikur, duke perjashtuar banditet dhe kriminelet, kane qene jo vetem më te zgjuarit, por edhe më te gatshmit per sakrifica, per të bere çfaredolloj pune. Mjafton te jetojne në një vend ku ligji eshte ligj.

  24. pa vlera says:

    Na çate menderen me keto shkrime!
    Patriotizem fals, idiot!
    Kush ka thene qe Shqiperia nuk eshte e bukur.
    Pi ashtu asnje nuk thote qe Shqiperia do zhduket!
    Shkelqesia e tij z.Rama I mbeshtetur me ide nga zoterinj si Samir Mane thane qe do marrin punonjes nga jashte!
    Ndersa Ben Blushi ka thene ne parlament “..po na ikin njerzit, nuk do kete me punetore per punet e shtepise”
    Boll me me broçkulla patriotike, fshatareske.
    Shqiperine po e boshatisin politikanet dhe biznesmenet me politikat dhe veprimtarine e, tyre!
    Ka mall dhe do kete per Shqiperine, por nuk me shkon ne mend te sakrifikoj jeten, qe ata me lart te majmen dhe te bejne miliona ne kurriz te te ardhmes te femijeve te mi!
    Ta mbajne Shiperine, ta gezojne dhe ti dalin per zot ata qe e rropen!
    Pirdhuni me patriotizmin tuaj fals!

  25. lesh e li says:

    Arli te pergezoj, per shkrimin po dhe qe na solle ne vemendje Ali Asllanin. I lindur ne Vajze te vlores dhe arsimuar ne Janine, Aliu ka punuar ne disa vende, po ka qene njeri me kulture e me taban. E ka dashur atdheun ashtu si ka qene, te varfer. Sic do femija nenen. Dhe Jo qe nuk e ka share e braktisur po I ka kenduar, si dinte ai. Eshte kultura dhe ndjenja e larte e ketij njeriu, qe na kenaq me shkrimet e tij dhe e ben ate te permendet edhe sot. Meqe muhabetin e hapi mesusja, ja si I kendon Aliu vajzes shqiptare:

    A e more vesh kush me ka qendisur
    Eshte drit’ e diellit qe me ka stolisur
    Esht drit’ e diellit, eshte drit’ e henes
    Me shume nga te gjitha eshte sisa e nenes.

    Askush nuk shkruan dot te tilla vargje per nje vend te huaj, vec per vendin e vet. Po mesuesja, qe me siguri nuk e di se vargjet perle I ka shkruar Ali Asllani, e do nenen te bukur dhe vendin te zhvilluar. Se po s’qe I bukur e po s’pate leke, nuk vlen.

  26. Labi says:

    Jam i lumtur per zgjedhjen qe bera para 20 vjeteve per te lene Shqiperine,ne kete perfundim dola kur shkova per here te pare mbas 7 vjetesh,sigurisht mbasi bera letrat, i dhashe te drejte vetes sapo kalova doganen e Muriqanit ku policet mundoheshin se kush do me rripta i pari ndonje frange, i dhash te drejte vetes kur te nesermen dola ne rruge dhe me trafikun pa rregulla ishe pre aksidenti ne cdo meter qe beje, i dhashe te drejte vetes qe mbas 20 vjetesh mendova te hap dicka dhe te puneson njerezit e familjes,por qe nje zyrtar tatimesh me thote se nuk ne ne Zvicer ketu nuk ka konkorence,del dikush te fut dhe plumbin,ika dhe mendoj te shkoj sa me rralle,dhe ne fund ne nje moment qe mu desh te shkoj ne urgjence ne nje spital privat dhe te shtrenjte doktoresha me jep nje ilac qe ka vite i ndaluar ne europe,athere pse duhet te shkoj qofte dhe si turist ne ate vend.

  27. drini says:

    Bravo Arli, edhe ne qe e kemi lene shqiperine pishman jemi bere por kemi ngecur dhe skthehemi dot

  28. Ali asllani says:

    Me urdheroi i shkreti mall
    Te kendoj aty ketu;
    Qe ti puth buz’ e ball
    Dhe dy syt e zes te tu!

    Rrotull teje cdo kujtim,
    Tash qe ndodhem lark nga ty,
    Vlen si vlen nje vetetim’
    Kur esht’ nata gjisht ne sy!

    E kudo dhe kurdohere
    Brohoris kujtimin tend,
    Dhe kur dimri neper dyere
    Trokellin me dor’ te rend’!

  29. Pellazgos says:

    Ty mire e ke zoti me Emrin kot fare Arlin dhe zoti Ali Asllani,por hajde mbushu “mendjen” atyre qe besojne se nuk ndjekin rrugen e Governatorit dhe Deputetit turk Ismail Beut,Eqrem Beut,Naim Beut,Shemshedin Beut Abdulla Beut etj qe shkuan tek Dum Baba per te luftuar per Baben.
    Ndryshe nuk do kishte kuptim vajtja e tyre ne Stamboll por do luftonin ketu si Arvanitasit dhe ju qe pretendoni se jini “Shqipetare dhe vellezer me armiqte tuaj Epirote,Arvanitas,Greke”.
    Ju kujtoni se te ndryshosh Emrin Identitetin,qe eshte gjeja me e shtrenjte e Kombit eshte dicka “normale” sa here shikon interesin personal!
    Por hipokrizia me e madhe eshte se ne kohen e Sulltanit kauret e Kastriotit ishin te perbuzur,te poshteruar,te persekutuar.
    Dhe keto po i paguani sot.
    Populli thote,cftare do besh do te te bejne.

  30. Usa says:

    Ka plot qe iken dhe gjeten veten kudo neper bote. E keqja me e madhe eshte Kur duan te vijn Edhe te kintribuojn Jan te paragjykyar. Shqiptaret ne shqiperi jane gati ti lepijn kembet cdo grek turku apo te huaji Por jo nje shqiptari qe jeton jashte dhe esht Po aq I integruar. Ne pergjithesi ka nje percmim per Shqiptaret qe kan arritur me pune ne emigracion. Propaganda duhet te mos kaloj caqet e te behet e neveritshme.

    1. Ali asllani says:

      Ti or Pellazgos, meso fjalen e shkrimin dhe pastaj futu ne debat. Se debati kerkon dicka qe ty te mungon, kulturen. Tani per tani, bej ate qe ben me mire – Ha e dhit.

  31. Pd rrumpalla says:

    E të shkërdhefsha fisin o Kalec Dega, dhe pas mua e gjithë Kina, tani në këto momente që është përhapur dhe virusi,ta marin infeksionin nga poshtë,nga vrima e shurrës

  32. Kurr mos i sherbe mos i beso Politikaneve shqiptare says:

    Shqiperia eshte shume e bukur E ka bekuar zoti ! Por njerzit kane probleme ! Nga qe kemi qene nen Skllaverine Otomane Njerzit mbeten sherbetor ! Te rrezikshem kur ju jepet nje Pushtet, nje Pune ne Administrate ! Imarrin shipritn te tjereve ! Sepse nuk kane shpirt per vet !
    ———–

    Mjerimi i shqiptarëve ka qenë në tërë kohërat të kapej pas individëve dhe jo pas ideve… Historia e Shqipërisë është e mbushur fund e krye me prova të tilla të përngjashme.

    Të përpiqemi me të gjitha forcat tona të shërojmë shqiptarët nga dashuria për individët. Ata duhet të mësojnë të duan Shqipërinë – jo t’i bëjnë qejfin këtij apo atij shqiptari.
    Duke parë dhe duke dëgjuar, bota mësojnë mend dhe ndërtohen. Ne shqiptarët, s’marrim dot mësime; malet të tunden dhe të rrëkëllehen, ne nuk këmbejmë mënyrën tonë. Mbani mirë këtë që po ju them: në njëqind vjet, në vafshim si po vemi, do të jemi aq poshtë sa edhe sot.(Konica)

  33. KUNJI says:

    SILLU KAH SILLU E HAJDE N,KUNJ E LIDHU.
    POPULLORE NGA TIRONA.

  34. JEVTUSHENKO says:

    Atdheu eshte si nena: nena mund te jete e varfer, e shemtuar, e veshur keq, por ajo eshte nena ime dhe askush nuk mund te zere vendin e saj.

    1. Alternativa says:

      O Jevtushenko!
      Kush e tha se Atdheu nuk eshte si nena?
      Por ti nuk e di,qe nenen -ATDHE e kane vrare pusht pushtetaret 30 vjet me pare dhe ate e takojme vetem ne varreza?
      Se te ishte e varfer,e shemtuar,e veshur keq etj do ta dua per jete,bile edhe te vdekur e dua me shume se sa ishte gjalle!
      Por sot atdheun ma vrane dhe ma grabiten politikanet kriminele dhe une nuk gjej ne asgje se Shqiperia eshte atdheu im,pervec varreve te te pareve dhe shtepise ku linda dhe u rrita!
      Shkoj ne Bashkine e Tiranes per t’u ankuar dhe nuk me degjon njeri!
      Shkoj tek Avokati i Popullit,por as ai nuk me degjon!
      I shkruaj kryeministrit Rama,por ai me pergjigjet harbutshe se paskam gabuar adrese se i qenkam drejtuar atij!
      I shkruaj gazetave,por askush ma botoi ankesen time as si koment e jo me si shkrim!
      Shkoj ne gjykate,por kam 15 vjet,qe gjykatat nuk kane perfunduar gjykimin ne te gjitha shkallet,se juristet e shtetit te qepen kemba kembes,pavaresisht si ti mund te kesh te drejte etj!
      Bashkia te ve taksa te pa ligjeshme,por askush nuk te degjon ankesen e te zgjidhe ate dhe ti flet me vete!
      Vjen ne pushtet partia qe i kam dhene voten tere jeten,por me hoqi nga puna se paskam qene kundershtar politik,se drejtori i ri u ka premtuar kundrejt ryshfetit ca miqve te vet etj!
      Femija im lindi ,u rrit dhe shkoi ne shkolle pa shkuar ne nje cerdhe,kopesht shteteror,se bashkia e Tiranes nuk investon per te gjithe femijet ne menyre te drejte ne perpjestim te drejte me sasine e dendesine e popullsise,por vetem atje ku i behet me shume reklame pusht pushtetit te tij!
      Bashkia e Tiranes nepermjet UKT na e faturon ujin e pa pijshem per uje te pijshem dhe me nje cmim 6.5 leke per m/3,afersisht sa dritat qe jane 9.5 leke per kw/ore,kur dihet qe kosto e prodhimit te dritave eshte shume here me e larte se e ujit te piste!
      Pra ne kete rast eshte mashtrim dhe grabitje te qytetareve njekohesisht,por kur i shkruan edhe kryeministrit Rama,ai ne vend qe te verifikoje denoncimin e qytetarit i kthen pergjigjen se “UKT nuk varet nga qeveria”!
      Akoma me keq ky kryeminister per 5 vjet heshti,kur ne media u botua denoncimi se buka ketu prodhohet me miellin kanceroz serb,ndaj per cdo vit shtohen nga 5500 raste te rinj te semuresh me kancer,ndersa sekserin e ketij mielli e beri keshilltar te tij!
      Ne 97-ten shqiptaret humben te gjitha pasurite e u vrane per piramidat mashtruese,por autorin e tyre Ridvan Boden jo vetem nuk e denoi,por e propozoi per ne Banken e Shqiperise!
      Po keshtu veproi edhe me Visho Ajazin spiunin e Berishes qe e coi ambasador ne NATO etj!
      Atehere per cfare te rri ne Shqiperi une kur ketu nuk me respekton shteti si qytetar ,por me trajtoi si rob lufte?

  35. Atdhetar says:

    C’eshte jeta?
    C’Eshte suksesi?
    C’eshte lumturia?
    Edhe mbreterit edhe mbretereshat kane nje pjese te tyre te palumtur te parealizuar, kane mungesa emocionale e gjendje shpirterore te paplotesuara.
    Universi duhet te jete ne ballance. Nuk ka nje JETE ME TE MIRE. Nuk ekziston askund. Ka vetem NJE JETE NDRYSHE.
    UNIVERSI PER TE MBAJTUR BALLANCAT TE DETYRON QE PER TE MARRE DICKA QE NUK E KE DHE E DESHIRON TE JAPESH DICKA QE KE POR NUK JA DI VLEREN.
    JETA ESHTE LUFTE.
    SUKSESI ESHTE TIA DALESH TE FITOSH BETEJAT E PERDITESHME QE TE HEDH LUFTA-JETE PERPARA TEJE.
    LUMTURIA ESHTE PERMBUSHJA E PERGJEGJESIVE TE TUA.
    NUK KA LUMTURI ME TE MADHE SE TE MESOSH, PUNOSH, PRODHOSH DICKA – NJE VLERE TE SHTUAR DHE TE JESH NE GJENDJE TE THUASH ME KRENARI: KY ESHTE KONTRIBUTI IM! UNE FITOVA KETE BETEJE!
    LUMTURINE E VERTETE DO TA GJENI VETEM KUR TU BENI BALL PERGJEGJESIVE TUAJA NE FAMILJEN TUAJ NE SHOQERINE TUAJ NE ATDHEUN TUAJ. LUMTURINE DO TA GJENI VETEM KUR TE FITONI BETEJAT TUAJA TE PERDITESHME ME PROBLEMET E SHUMTA TE VENDIT TUAJ. DHE CDO DITE KUR TE SHIKONI QE PO BEHET ME NDRYSHE DO TE THONI “ESHTE REZULTATI I DIJES, PUNES, I DJERSES DHE GJAKUT TIM”

  36. Shqiptarët janë një komb të cilit i pëlqen të lëvdojë veten. says:

    Problemi me i madh pse shqiptaret ikin eshte sepse Sherbimet publike qe administrohen nga bashkia Qeveria Lokale jane ne nivelin me te dobet ! Pse ? Sepse sistemi politik social ekononomik eshte iKoruptuar 100% ! Ky SISTEM i mungojne Pushteti Gjyqsor ! I cili eshte jashte funksionit !! Pse ? Sepse Pushteti Gjyqsor eshte kapur nga POLITIKA !
    Nje Shoqeri pa sitem gjyqsor te PAVARUR eshte e destinuar te kthehet ne Diktature ose ne Kaos ekonomiko social ! Shqiperia ka 30 vjet qe eshte nen diktaturen e njerzeve me te fuqishem te Politikes shqiptare te cilet luftojne jo per nje sistem te drejte Social bazuar ne pronen private dhe publike Por luftojne per interesat e tyre te pushtetit duke mashtruar 1 here ne 4 vjet shqiptaret !
    LUFTA midis PD PS LSI eshte shume eeger DHE KA QENE SHUME EGER
    Kjo lufte eashper per interesat e njeri tjetrit dhe te pushtetit – ka degraduar Shqiperine ! Ka rrenuar shqiptaret ! Ekonomine kulturen e vlerave kombetare Idenetitetin e vertet te shqiptareve si komb !
    Nuk ka me te rrezikshem se mashtrimi i politikaneve shqiptare ne fushatat e zgjedhjeve qe zhvillohen 1 here ne 4 vjet Ne fakt asgje nuk ndryshon ne Thelb ! Ndryshojne boja, paraqitja e jashtme veshja dekorimi , por nuk ndryshon thelbi mentaliteti i drejtimit te Shtetit dhe Pushtetit !
    Kryetaret e Partive behen diktatore dhe kontrollojne cdo pushtet te deleguar Partia mbi te gjitha ! Politika kontrollon ekonomine dhe jo ekonomia politiken !
    Pse ndodh kjo sepse Pushtetet nuk jane te ndara !

    Amerika dhe Europa ka harxhuar me miliona dollare per Reforma ne te gjitha sektoret e Administrates qeverisjes publike per te ndryshuar Qasjen e nje sitemi ligjor ku Pushteti gjyqsor te jete i pavarur !
    Por politikanet shqiptare i kane sabotuar dhe po i sabotojne ! nE Shqiperi profesionistet luftohen ose korruptohen prej Politikaneve !
    Shikoni Reformen ne Drejtesi : Si po e zvarrisin dhe si e kane zvarritur Politikanet shqiptar zbatimin e kesaj Reforme !
    Pse ? Sepse NUK DUAN QE PUSHTETI GYYQSOR TE JETE I VARUR !

    Skandalet e tendareve per 30 vjet kane shoqeruar te gjithe pushtetaret e te gjitha qeverive politike Asni nuk i ka hyre Gjemb ne kemb !
    Jane pasuruar ne menyre te pandershme, duke vjedhur duke mashtruar dhe duke bere Politike !!
    Tre gjera jane esenciale ne nje Shoqeri sipas meje
    1-Pushtet Gjyqsor te pavarur nga Partite politike (Gjykata Prokuroria Hetuesia Policia )
    2-investime ne Burimet njerezore publike pergatitja profesionale e administrates publike
    3-Manaxhimi dhe kontrolli i Prones private dhe publike nepermejt Kontrollit te Shtetit

    Megjitheate kultura e nje populli ka shume rendesi per te realizuar Integritetin dhe te ardhmen e nje Vendi !

    Aktualisht shikoi sa i ulet eshte Profili i Presidentit shqiptar dhe i Partive Politike shqiptare ne Shqiperi !
    Autoriteti i tyre dhe integriteti i tyre ne popullin e tyre eshte shume i ulet ! Pse ?
    Jane te pamoralshem ne Politike dhe te babesueshem !

    1. Doni says:

      Po lexoj me vëmendje dhe dal në konkluzion qe Shqipëria me burra te tillë nuk bëhet, do thoja palo burra po sdua ti ofendoj te gjithë qe kan komentuar mësiper se ka ndonje tektuk qe i pranohet mendimi. Sa per Artikullin e shkruar nga Hici! “Fushate intelektualesh” qe shohim e lexojm cdo dite nga ato lart qe kan indoktrinuar dhe kto te vegjlit me termat e tyre shkencore per te kapercyer nga roli shërbetorit ne drejtor dhe kshu me rradhe. Sot Shqipërianuk ka nevojë per “kurva” qe thonë do rri apo do iki. Shqiperia ka nevoje per njerez qe te ulin koken e te punojne, ka nevoje per njerez qe ta duan dhe ta respektojne, jo per “kurva” dhe hajdute qe po e copetojne.

  37. Reme says:

    Na hapet barkun me keto shkrime. Jeni bere si ato antimitingjet ne mbrojtje te Enverit.
    Do ishte mire te tregoheshit po kaq patriot e dashamires ndaj atdheut dhe atehere kur ju vjedhin 20mil euro km apo ju vrasin ne mes te dites me buke ne dore.
    Apo aj ti sulemi kesaj zyshes tani dhe ti biem ne sy shefit. Patriote leshi.

  38. I arratisuri says:

    Nuk duhet te jete anija e mire qe te caje oqeanet po duhet edhe kapuieni i duhur edhe stafi
    Shqiperia as anije e mire eshte as kapiten te mire ska ta udheheqe dhe ata qe hidhen nga anija e shkojne ne vende te tjera hidhen per te shpetuar koken se keta qe e kane mare deri tani timonin drejt zhytjesh po e cojne ikni te shpetoni nje ore e me pare e le te mbytet kapiteni me shoke e me ca patriote te semure

  39. FLUTURA says:

    Nuk ka emigrant te lumtur. Mbas amerikes do te kerkosh nje amerike tjeter…
    REMARK

  40. Edi says:

    Duhet te jesh lol, ose mbas pasqyre, perderisa nuk sheh, apo ben sikur. Nese je per barin, rri dhe haje te terin, se gomar prape do ngelesh. Shqiponja qe jeton 100 vite, e nderron zonen e gjuetise, gomari prape aty te bari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje