‘Kemi të njejtën histori’/ Dafina Zeqiri i jep forcë 11 vjeçares

‘Kemi të njejtën histori’/ Dafina Zeqiri i jep forcë 11 vjeçares

10:25, 26/01/2020
A+ Aa A-

Dafina Zeqiri ishte mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku surprizoi një vogëlushe 11-vjeçare që kishte një histori të njëjtë me atë të saj!

Nëna e saj Rubia ishte martuar me mblesëri në moshën 19-vjeçare dhe nga kjo martesë kishin ardhur në jetë 3 fëmijë. 

Më vonë Rubia kishte mësuar se bashkëshorti i saj kishte edhe 3 fëmijë të tjerë nga një martesë tjetër.

Fatkeqësisht vështirësitë ekonomike e kishin ndjekur Rubien dhe për këtë arsye bashkëshorti i saj ishte detyruar që të emigronte duke e lënë atë vetëm me fëmijët.

Që t’i siguronte fëmijëve të saj një jetë më të mirë dhe t’iu plotësonte atyre të gjitha dëshirat, Rubia kishte filluar punë si ndihmës-kuzhiniere.

Klodjana, vajza e saj e madhe që ishte vetëm 11 vjeç, kujdesej për vëllain dhe motrën më të vogël, kur e ëma e tyre ndodhej në punë.

Image

Për këtë arsye nëna e saj kishte zgjedhur programin “Dua të të bëj të lumtur” për t’i kërkuar falje Klodjanës dhe për ta falenderuar për sakrificat që ajo bën.

“Të kam lënë në dorëzim diçka që t’i nuk duhet ta kesh, por unë duhet të të kërkoj shumë falje. Kjo është puna ime dhe jo jotja, prandaj mami të falenderon shumë!”

E ftuar surprizë për Klodjanën ishte këngëtarja e famshme, Dafina Zeqiri e cila ka pasur një histori pothuajse të ngjashme me atë të Klodjanës.

Për të gjithë ju që nuk e dini, babai i Dafinës i ka braktisur që të vogla vajzat e tij, dhe këngëtarja është rritur nga gjyshi dhe nëna.

 “Ne mund të bëjmë të pamundurën, sepse ne jemi të forta. Ne kemi të njëjtën histori dhe ti ke për të arritur shumë në jetën tënde, më shiko mua ku jam tani, prandaj mos u dorëzo. Ne jemi femra dhe jemi të fuqishme dhe duhet të bëhesh e fortë që të realizosh çdo gjë!”, ishte mesazhi i Dafinës për Klodjanën e vogël.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco