E PLOTË/ U kapën me 1.2 tonë kokainë nga Karaibet, detaje për 6 shqiptarët e arrestuar. Kreu i bandës miqësi me të vrarin nga policia greke

Jan 26, 2020 | 10:51
SHPËRNDAJE

Një sasi rekord kokaine, rreth 1.2 tonë, e nisur nga Amerika e Jugut, është sekuestruar mëngjesin e djeshëm gjatë një operacioni të menaxhuar nga Drejtoria e Sigurisë së Atikës në Greqi. Mediat greke shkruanin dje se gjatë këtij megaoperacioni është goditur një organizatë kriminale që transportonte sistematikisht sasi të konsiderueshme të kokainës nga Karaibet në Europë dhe Afrikën e Veriut, duke përdorur rrugët detare.

Screenshot_6-32

Sipas së përditshmes greke “Kathimerini”, kjo është një nga çështjet më të mëdha të trajtuara nga Drejtoria e Antidrogës dhe paraprihet nga një hetim sistematik 6-mujor, në bashkëpunim me zyrën e DEA të Ambasadës së SHBA në Athinë dhe autoritetet e Policisë shqiptare dhe spanjolle.

Gjithashtu, është zhvilluar edhe një bashkëpunim ndërsektorial me SDOE të Ministrisë së Financave dhe Divizionit të Prokurorisë për Lëndët Narkotike dhe trafikim – Garda Bregdetare Greke. Një operacion që u zhvillua në Astakos Aitoloakarnania dhe u sekuestruan 1.2 tonë kokainë nga Shën Vincent, në Karaibe, e fshehur në një kontejner banesash që ishte marrë me qira.

TRAFIKANTET

Tetë persona u arrestuan në operacione paralele të organizuara në Kallithea, Ilion, Pagrati dhe Nea Smyrni, shumica e të cilëve janë shtetas shqiptarë. Të gjithë ata janë arrestuar në të kaluarën për çështje droge, sulme të armatosura të Policisë, grabitje të armatosur, falsifikime dhe vepra të tjera penale. Ky rast trafikimi, sipas mediave greke, përfshin edhe 9 persona të tjerë, për të cilët po zhvillohen hetime dhe operacione gjurmuese, si në vendin tonë, ashtu edhe jashtë saj, me agjencitë partnere. Hetimet e deritanishme tregojnë se organizata kriminale ka mbledhur të ardhura të paligjshme me një vlerë që e kalon shumën e 50 milionë eurove.

SI FUNKSIONONTE GRUPI

Siç zbulohet nga hetimi, menaxherët e organizatës kriminale janë rezidentë të përhershëm jashtë Greqisë dhe në veçanti në një vend europian, nga ku drejtojnë veprimin e anëtarëve të tjerë në të gjitha fazat e veprimtarisë së tyre kriminale, nga gjetja e anijeve e deri te transportimi i drogës nga Karaibet. Atje është vendi ku sigurohet droga, përzierësit, përpunimi, derisa arrihet të bëhet gati që ngarkesa të niset për në destinacionin përfundimtare që janë vendet europiane dhe afrikane veriperëndimore.

ROLET E ANËTAREVE

Sipas Policisë, në hetimet paralele të kryera në Spanjë dhe Shqipëri, janë identifikuar anëtarët e tjerë të organizatës kriminale dhe rolet e tyre të dallueshme, siç janë: Një shtetas i huaj dhe i paidentifikuar me origjinë arabe, banor i Spanjës, që vepron si drejtues i organizatës kriminale; një bashkëpunëtor i huaj i drejtpërdrejtë i drejtuesit të mësipërm, i cili ishte përgjegjës për kontrollin dhe trajtimin e detajeve dhe procedurave të transportit të drogës, të tilla si gjetja e një anije me vela, ekuipazhi dhe koordinimi i transportit; shtetas të huaj, banorët e përhershëm të Ballkanit dhe një 28-vjeçar, si asistentë të drejtpërdrejtë të ngarkuar për shlyerjen e parave të dërgesave të drogës dhe përpunimin e pagesave; një shtetas i huaj që ishte përgjegjës, si për pranimin e furnizuesve të drogës në Amerikën Latine, edhe për transportin (ekuipazhin) dhe dërgimin e sasive të tyre për anëtarët e tjerë të organizatës;

Një shtetas i huaj, i cili ishte përgjegjës për marrjen e drogës në Greqi dhe shpërndarjen e saj më tej në vendet europiane, në një rol koordinues, duke qëndruar në kontakt të drejtpërdrejtë me anëtarët kryesorë të organizatës në Spanjë; Një shtetas, i cili, në bashkëpunim me dy të huaj të tjerë dhe një person të paidentifikuar, ishte përgjegjës për transportin e sigurt të drogës, marrjen e masave të sigurisë dhe mbikëqyrjes gjatë kryerjes së kontakteve dhe aktiviteteve të organizatës kriminale; Një shtetas i huaj 30-vjeçar, me banim në Spanjë, që ofron siguri dhe mbikëqyrje në takimet e anëtarit të lartë të organizatës me anëtarët e tjerë.

 

POLICIA GREKE

82941060_169974417560322_4888974381276987392_n

Drejtori i Policisë së Atikës deklaroi se hetimet lidhur me këtë organizatë kishin nisur prej të paktën 6 muajsh, pas informacioneve të marra nga autoritetet amerikane, se një sasi e madhe droge do të nisej nga Republika Dominikane me destinacion Greqinë dhe në vazhdim do të shpërndahej në Shqipëri dhe Spanjë.

Pasi u bë i mundur identifikimi i të dyshuarve, Policia greke, në bashkëpunim më Policinë spanjolle, atë shqiptare dhe autoritetet doganore greke, i vunë ata nën survejim 24 orë në 24. Përveç 8 të arrestuarve, janë identifikuar edhe disa shtetas shqiptare dhe arabe, të cilët aktualisht, edhe pse janë identifikuar, ende nuk janë arrestuar.

Prej hetimeve rezultoi se pagesa për drogën është distancuar prej një shtetasi arab, i cili konsiderohet së është një prej krerëve të organizatës, ndërsa pagesa është kryer nëpërmjet bankës nga një shtetas shqiptar me banim në Shqipëri, i cili edhe ka garantuar këstet e pagesave, por edhe justifikimin e tyre në bankë, si pagesë për mallra tregtie që subjekti i tij tregtar, importonte nga jashtë. Policia greke thotë se anëtarët e organizatës merrnin masa që të mos përgjoheshin, por metodat e përdorura prej agjencive ligjzbatuese ishin tepër efektive.

NGARKESA E KOKAINËS

83479653_468191207423704_2509878286763425792_n

Gjatë fazës finale, autoritetet pritën që ngarkesa të sistemohej në banesën, në të cilën edhe u gjet prej policëve, ndërsa menjëherë janë arrestuar të gjithë anëtarët e saj që ndodheshin në Greqi, në aksione blic në disa lagje të Athinës. Të gjithë të arrestuarit ishin të skeduar prej Policisë, edhe për ngjarje të tjera kriminale, madje të gjithë kishin kryer dënime në burgjet greke.

Në cilësinë e provës materiale prej 1 ton e 181 kg kokainë e pastër, vlera e së cilës llogaritet në mbi 50 milionë euro, u sekuestruan edhe shuma kesh prej 231 mijë euro, 3 pistoleta, 1 “Kallashnikov”, 5 autovetura dhe 19 celularë. Kreu i Policisë greke tha se hetimet do të vazhdojnë, ndërsa priten edhe arrestime të tjera në Greqi, Shqipëri dhe Spanjë.

Gjashtë shtetasit shqiptarë që tashmë janë arrestuar janë: Sandër Pemaj e Maksim Preçi, kushërinj, Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj dhe Lek Doda. “KOKA” E GRUPIT Sandër Pemaj, që dyshohet nga Policia greke si kreu i bandës, është një person me një të kaluar të theksuar kriminale prej vitesh në shtetin fqinj, i arrestuar vetëm dy vite më parë si pjesë e bandës së Jurgen Mollës, që trafikonin heroinë midis Shqipërisë-Greqisë e Turqisë.

Pemaj, së bashku me disa shqiptarë të tjerë dhe disa marokenë, janë kapur në një kompleks turistik në Greqi në fshatin bregdetar Astakos pranë qytetit të Agrinjos, i cili ndodhet në afërsi të rrugës Athinë-Kakavijë. Banda kishte marrë aty disa dhoma me qira ku kishin fshehur drogën. Pas ndërhyrjes së Policisë greke që e ka zhvilluar operacionin në bashkëpunim me DEA-n amerikane janë kapur 1 ton e 180 kilogramë kokainë si dhe disa armë pistoleta dhe një “Kallashnikov”.

83441429_504024613650749_6683872537471877120_n

Miqësia e Pemajt me Marjan Kolën, që u vra në kufirin grek

Sandër Pemaj dhe Marjan Kola, i cili u vra nga Policia greke në vitin 2013 pas arratisjes nga burgu bashkë me disa shqiptarë të tjerë, ishin akuzuar nga Policia greke në vitin 2009 për vrasjen e një 25-vjeçari shqiptar, që më pas rezultoi të ishte vrarë nga Policia.

Pemaj në atë kohë kishte marrë leje 8-ditore nga burgu i Larisës, më datën 27 nëntor 2009 dhe nuk u kthye. Sipas të dhënave, ai ishte dënuar me 26 vjet burg për shumë grabitje. Ndërsa Marjan Kola ishte arratisur nga Komisariati i Thivës disa ditë para ngjarjes.

Atë e kishin transferuar nga burgu i Grevenasë për t’u gjykuar në Thivë. Nga të dhënat që mblodhi Policia pas hetimit të bërë në atë kohë, u arrit në përfundimin se shqiptari ishte arratisur duke përdorur një armë që kishte fshehur një shoku i tij brenda në rajonin e Policisë.

Arma ishte futur në tualet dhe në një moment, emigranti i cili ishte në proces gjyqi, kishte kërkuar leje për të shkuar për të kryer nevojat personale dhe që andej ka dalë me armë në dorë, duke u arratisur. Ai ishte arrestuar në 21 janar të vitit 2007 në Selanik dhe akuzohej për 37 grabitje në banka dhe posta. Nga këto, 14 ishin kryer në zonën e Atikës në Greqi.

/Panorama/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura