Aplikimi online për rindërtimin nis në 29 janar, Ahmetaj: Afat 30 ditë! Rama: Shtëpi të re të prekurit, por NUK do humbasin tokën e vjetër (VIDEO)

TIRANË- Procesi i rindërtimit të banesave të dëmtuara nga tërmeti do të nisë me 29 janar me aplikimin online, i cili është i detyrueshëm dhe për këtë qytetarët do të kenë afat 30 ditë, për t'u pajisur në fund me një dosje ligjore që do jetë e nevojshme për hapat në vazhdim. Rindërtimi do të nis në datën 10 mars, pasi të ketë përfunduar aplikimi, vlerësimi, apelimi, përcaktimi i zonave ku do të ndërtohet dhe modeli i banesave.

Në konferencën për mediat të zhvilluar këtë të diel, dy muaj pas tërmetit të 26 nëntorit, ku prezantoi platformën online, ministri i rindërtimit, Arben Ahmetaj  ka bërë me dije se dokumentacioni i nevojshëm nuk do të dorëzohet në zyrat e posaçme që do të hapen në çdo bashki në formën print, por me futjen online të disa shërbimeve, ato do të merren nga vetë punonjësit, duke shmangur zvarritjen nga zyra në zyrë.

Një lajm i mirë, është se qytetarët do të kenë një shtëpi të re të ndërtuar në një pronë shteti, por nuk do të humbasin tokën e tyre në të cilën kanë jetuar prej vitesh. Për këtë kryeministri Edi Rama tha se ajo mund të shfrytëzohet nga vetë qytetari për përfitime ekonomike, teksa për të shmangur rastet korruptive ai ka sqaruar se monitorimi i procesit do të bëhet nga zyra e kryeministrisë dhe një grup i panjohur nga askush. Rama ka dhe pasur një ftesë bashkëpunimi për opozitën që të denoncojnë rastet korruptive apo që janë lënë në harresë për motive të ndryshme, për t'u dhënë "hakun që meritojnë të gjithëve".

Raporti final për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të dalë në datën 4 shkurt, 13 ditë para zhvillimit të Konferencës së Donatorëve që do të mbahet në Bruksel, për të cilat ka theksuar se një peshë të madhe do të ketë buxheti i shtetit dhe shpresat nuk do të varen vetëm nga ajo se çfarë do të dhurojnë ndërkombëtarët.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:02
Rama: Tre shtyllat si do bëhet financimi i dëmeve nga tërmeti, mos prisni nga donatorët të derdhen miliarda (VIDEO)

Raporti final për demet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit do të dalë në datën 4 shkurt, 13 ditë para zhvillimit të konferencës së donatorëve. Kreu i qeverisë, Edi Rama në konferencën për shtyp, ka tre shtyllat kryesore ku do të bazohet financimi i dëmeve, për të cilat ka theksuar se një peshë të madhe do të ketë buxheti i shtetit dhe shpresat nuk do të varen vetëm nga Konferenca e donatorëve.

"Raporti final me datë 4 shkurt. Kemi shkuar deri tek dëmet e shkaktuara në sektorë të caktuara të ekonomisë, duke frenuar sektorin, apo duke ngadalësuar sektorin. Ne kemi vendosur vëmendje në tre drejtime.

1. Garantimi i një pjese me kapacitetin tonë financiar. Dhe për këtë kemi hartuar disa skema, duke shfrytëzuar bazën solide, pa cenuar parametrat e borxhit apo deficitit. Ky është një moment për ata që e shohin ekonominë e vendit si një ekonomi që përkthehet në sa lekë mora unë, që nëse ne nuk do kishim bërë reformat që kemi bërë dhe nëse do kishte qenë qeveria e mëparshme nëse do kishte rënë tërmet, do ishte e pamundur që buxheti i shtetit të garantonte as 1/10 e asaj që ne e kemi garantuar, pa prekur programet e tjera të rëndësishme.

2. Financimi ndërkombëtar. Jemi angazhuar intesivisht për të marrë një mbështetje domethënëse nga konferenca e donatorëve. Por e dimë që nuk do të mbulojë të gjitha shpenzimet. Nuk presim që të derdhen miliarda, por që të kemi një volum plus.

3. Iniciativa të reja që po formohen, s'mund t'i bëj publike. Janë iniciativa politike dhe financiare që do të na mundësojnë që të mbajnë zotimin tonë.

Kur njerëzit të shohin, dhe do ua kujtojmë që e keqja harrohet shpejt, se flitet sot për shërbime dhe korrupsion në zyra, por harrohet se para 4-5 vjetësh, nuk kishte zyra fare, por vrima me popuj brenda në radhë për të paguar dritat apo për të marrë një copë letër. Sot ka patjetër probleme me ryshfetin, por sot jemi në një dispozicion. Por brenda 2020 nuk do kesh as kujt t'i japësh korrupsionin", tha Rama. 

Ora 12:01
Rama: Grup pune që s'do i njoh askush për monitorimin e zyrtarëve të Bashkisë, ftesë zyrtare opozitës për bashkëpunim (VIDEO)

Një grup pune, që nuk do e njoh askush do të jetë për të monitoruar zyrtarët që të merren me procesin e aplikimit online për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti. Një lajm të tillë e bëri të ditur kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp të prezantimit të platformës online. Ai i bëri një ftesë opozitës që të denonconte të gjitha rastet kur mund të jenë lënë në harresë, për motive nga më të ndryshmet.

"Ju lutem shumë, atyre që janë këtu, mos u hyni në hak askujt, mos merrni iniciativa individuale për të regjistruar si pastrehë ato që s'janë prekur nga tërmeti. Kryetarëve të Bashkisë u them faleminderit se e keni përballuar me vullnet të madh, por duhet t'i qëndroni në kokë këtij procesi se regjistri i familjeve duhet të jetë shembullor dhe ndarja e shkallëve të dëmit të jetë e drejtë. Se të gjitha këto do të monitorohet dhe kush do të kapet do të ndëshkohet.

Testime të integritetit të pasqyrës, dhe këtë grup se njeh askush. Dhe këtu ftoj opozitën që të bërtas për çdo rast që manipulohet. Mes shpifjeve do të kemi mundësi që të gjejmë një të vërtetë. Do duroj edhe një furi shpifjesh, për ndonjë rast që është lënë në harresë", tha Rama.

Ora 11:38
Rama: Të prekurit nga tërmeti me shtëpi të re në pronë të shtetit...NUK e humbasin tokën e tyre! (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se qytetarët që do të zhvendosen në lagjet e reja pas tërmeti, nuk do të humbin pronën e tyre ku kanë jetuar përgjatë gjithë këtyre viteve. Që do të thotë ato do të kenë një shtëpi të re e cila do të jetë e ndërtuar në një tokë shtetërore, por edhe tokën,, në mënyrë që të marrin frytet e saj.

"Sot 2 muaj nga tragjedia e tërmetit. Kërkojmë durim nga qytetarët, po punohet pa orar. Në këto 60 ditë kemi bërë një volum pune shembullor. Programi s’adreson vetëm ata humbën shtëpinë, por dhe të dëmtuarit. Pasi janë identifikuar në kohë rekord, zonat e rindërtimit, se duam të krijojmë një situatë të rej, që në aspektin e familjes për të marrë një shtëpi më të mirë se ajo që kishte, në 95% të rasteve, se ka ca që i kanë pasur shumë të mira, dhe do ua bëjmë. Duam të krijojmë komunitete dhe për këtë ka pasur angazhim nga kryetarët e bashkive, që të komunikohet banorëve në zonat rurale dhe t'u bëhet e qartë se ka një avantazh të madh që të s'postojmë shtëpitë ekzistuese nga rrënojat e shtëpive ekzistuese në qëndërza që krijojnë komunitet. Prona në shtëpitë e tyre që janë prekur mbetet e tyre. Ata do të marrin shtëpitë e tyre, në një pronë që s'është e tyre. Do të përfitojnë pronë. Nuk do të humbasin pronë. Do të përfitojnë në çdo aspekt, sepse nëse sot i kanë shtëpitë me distancë nga shërbimet dhe duhet që e egjithë famija të angazhohet që për të shkuar në shkollë fëmijët, deri tek të moshuarit që duan të shkojnë në spital, duke u afruar kanë mundësi të tyre. Toka e tyre në zonat rurale do të vazhdojnë ta punojnë. S'ka pse të zhvendoset e gjithë familja.

Duhet identifikuar zonat, për të parë me nikorqillëk, për të mos shkuar në zona private për të mos bërë shpronësime, por në zona publike, por nuk është e thjeshtë se ç'po heqim. Përtej aspektit të bazës ligjore dhe të planifikimit, qëndron aspekti i garantimit të të gjithë parametrave të rindërtimit. Parametrat e ndërtimit do të jenë të padiskutueshme. Që të jenë anti sizmike, që nëse ndodh në të ardhmen një lëkundje e fortë, shtëpitë të jenë shumë herë rezistente dhe të garantojnë cilësi jete. Dhe në zonat urbane ku do ndërtojmë blloqe banimi, të jenë shembullore të të gjithë parametrave", tha Rama.

Ora 11:20
Rindërtimi/ HAPAT që do ndjekë qytetari nëse s'ka titull pronësie apo akt vlerësimi

Nga procesi i rindërtimit përfitojnë edhe ata qytetarë që nuk kanë domosdoshmërish titull pronësie, por mjafton që të dokumentojnë dhe vërtetojnë pronësinë e banesës. Një tjetër çështje, që Ahmetaj sqaroi, është edhe se si do bëhet procedura e aplikimit për ata që nuk kanë një akt vlerësimi.

"Ata që s'kanë dokument vlerësimi, janë rreth 20%. Do bëhet me inxhinierë nga njësitë bashkiake, kryetarin e njësitë administrative, me personin përgjegjës për çështjet sociale. Dhe më pas do bëhet vlerësimi se kush përfiton nga procesi i granteve", tha Ahmetaj.

Si do bëhet procesi i financimit apo i rindërtimit, në varësi të dëmeve të shkaktuara?

Shtëpia është dëmtuar lehtë- qytetari përfiton 100 mijë lekë

Mesatare- qytetari përfiton 250 mijë lekë

Mbi mesatare- qytetari përfiton 500 mijë lekë

Tërësisht (RDS4) - qytetari përfiton kompensim të plotë, e rindërton vetë shtëpitë (e përcaktuar sipas ligjit)

RDS5- qytetarit i ndërtohet shtëpia nga shteti

Ora 11:19
Aplikim online për rindërtimin/ Ahmetaj: Nis më 29 janar, afat 30 ditë (VIDEO)

Ministri Ahmetaj ka dhënë detaje sa i përket procedurës së aplikimit për  të gjithë ata banorë që u janë dëmtuar banesat e tyre nga tërmeti i 26 nëntorit. Ai ka sqaruar se aplikimi do të nis të mërkurën, më datën 29 janar dhe do të zgjasë 30 ditë. Mes të tjerave, Ahmetaj, ministri i rindërtimit u ka dhënë "urdhër" të gjitë bashkive të prekura nga tërmeti që të hapin zyra për të pritur qytetarët, por detyrë e tyre është për të shkuar dhe për t'i gjetur ato dhe për të bërë aplikimin, duke qenë se ka banorë që jetojnë ende në cadra, apo që kanë humbur familjarët e tyre.

"Nga e mërkura do duhet të ketë në cdo bashki nga një zyrë, ku jo qytetarët duhet të vijnë tek ju, por të merrni qytetarët për të bërë aplikimin online. Platforma bazohet në vetë deklarimin e qytetarëve. Do të deklarojnë dëmet. Të gjitha Bashkitë do të dërgojnë tre persona që do trajnohen nesër në orën 11:00, procesin e aplikimit. Që të kenë të saktë zonën, sipërfaqen e banesës. Kryetari i njësisë administrative do e marrë me shkrim, njësia administrative e hedh online. Aty ku qytetari ju jep të drejtën të mblidhi dokumentacionin vetë, atëherë do ia merrni ju. Është detyra juaj. Kemi bërë një manual të detajuar.

Fillon vlerësimi dhe apelimi, brenda fazës së dytë. 30 ditë duhet të ketë mbaruar aplikimi me dosjet e shoqëruara. S'ka të bëjë të ketë akt pronësie. Çdo njëri nga ne ka një dokument të tillë në lidhje me pronësinë, përveç atyre që nuk kanë filluar procesin e legalizimit dhe s'kanë asnjë dokument. Në bazë të saj, do ta shikoni që dy janë programet kryesore. Rindërtimi, pallate dhe banesa private. Rikonstruksioni.

Sistem pikëzimi, banesat më prioritare. Bëhet në mënyrë automatike.

Më 6 shkurt mbaron procesi në Entin e banesave e prokurimit për modelet modulare, por që janë anti sizmike euro kod. 7-10, njësitë e autorizuara do të hapin prokurimet për njësitë individuale", tha Ahmetaj.

Ora 11:15
Rindërtimi pas tërmetit/ Ahmetaj jep shifra: 10150 banorë me qira, 1500 leje ndërtimi me procedurë të përshpejtuar

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj gjatë prezantimit të platformës online për rindërtim ka dhënë shifra zyrtare sa i përket e banorëve që janë akomoduar me qira, inspektimi i godinave apo lejet e ndërtimit.

"Janë 1500 leje ndërtimi me procedurë të përshpejtuar.

10150 banorë të akomoduar me qira.

Rreth 48 mijë banesa të inspektuara, po vijon procesi.

Janë identifikuar 35 sajte, në 10 bashkitë, ku do jenë zonat për zhvillim", bëri me dije

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Edmond: 05/02/2020 08:51

    Aplikimi nuk eshte online derisa duhet bere neper zyrat e bashkive. Online do te thote qe qytetari ta beje aplikimin nga komputeri i shtepise. Po per emigrantet qe nuk banojne ne Shqiperi nuk eshte menduar fare?

    Përgjigju
  • Selim Zaloshnja: 28/01/2020 19:23

    Na kënaqi Rama me këto budallallëqe, njerëzit jetojnë në çadra ndërsa ky thotë broçkulla....

    Përgjigju
  • Sonia: 26/01/2020 16:06

    Per te bere propogande e krijuar nje ministri per pos termet, qeveria mori 2 muaj kohe....per qyteraret 1 muaj.

    Përgjigju
  • Emigrant I demtuar: 26/01/2020 14:20

    Si Ben Ahmetaj ashtu dhe ed Rama nuk foli fare per banesat e emigranteve te demtuara dhe te vjedhura VERTETE EMIGRANTET NUK KANE TE DREJTE VOTE POR KY RREGJIM DO MARE FUND NGA EMIGRANTET EDHE MINISTRI KUKULL I DIASPORES NUK ESHTE PRONONCUAR ASNJEHERE NDAJ KETIJ FENOMENI I BEJE THIRRJE O OANDELI SHKUNDU THIRRI MENDJES BEJ DICKA PER EMIGRANTET

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja

Çuçi: Komision parlamentar kundër dezinformimit dhe ndërhyrjeve të huaja