Foto: Ilustrim
Lipjan, i dehuri rrah policin
26.1.2020 - 12:04
Një zyrtar policor është sulmuar në orët e para të mëngjesit të ditës së djeshme në Lipjan.
Sipas njoftimit të Policisë, në lidhje me këtë rast është arrestuar një person i dyshuar, i cili në gjendje të dehur, duke refuzuar t’u bindet urdhrave të zyrtarëve policorë për t’u identifikuar, e ka sulmuar fizikisht njërin prej tyre.
Zyrtari policor si pasojë e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt.
Rasi po vazhdon të hetohet.