"Kompjuterat i komandojmë ne dhe jo anasjelltas": PE harton rezolutën e re për përdorimin e inteligjencës artificiale

26 Janar 2020, 12:22Hi-Tech TEMA

Një rezolutë e re e Parlamentit Europian synon të bashkërendojë rregulloret në fuqi, me qëllim mbrojtjen e konsumatorit në kushtet e automatizimit të shumë shërbimeve, falë zhvillimit teknologjik të viteve të fundit. Drafti i ri, në bazë të të cilit qëndrojnë rregulloret për inteligjencën artificiale, ato të mbrojtjes së të dhënave personale dhe ligjet që mbrojnë konsumatorin dhe lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve, ka si objekt kryesor proceset e automatizuara vendimmarrëse.

Propozimet e draftit të ri janë bazuar mbi domosdoshmërinë e rregulloreve të mirëpërcaktuara, në një kohë kur përparimet teknologjike brenda fushave të Inteligjencës Artificiale (AI), mësimit të makinerive, sistemeve komplekse me bazë algoritmi dhe procese automatike të vendimmarrjes po ecin me ritëm të shpejtë, ndërsa aplikimet, mundësitë dhe sfidat e paraqitura nga këto teknologji janë të shumta dhe prekin pothuajse të gjithë sektorët e tregut të brendshëm.

Pikërisht përdorimi i këtyre proceseve të automatizuara të vendimmarrjes paraqet sfida për besimin dhe mirëqenien e konsumatorit, veçanërisht në drejtim të fuqizimit të konsumatorëve për të identifikuar procese të tilla, për të kuptuar se si funksionojnë, për të marrë vendime të informuara për përdorimin e tyre, dhe të hequr dorë prej tyre, nëse dëshirojnë.

Rregullorja e re parashikon:

Korniza e sigurisë së produkteve të BE-së i detyron bizneset të sigurojnë që vetëm produkte të sigurta dhe në përputhje me ligjet të hidhen në treg; pranon që shfaqja e produkteve me aftësi të automatizuar të vendimmarrjes paraqet sfida të reja, pasi produkte të tilla mund të evoluojnë dhe të veprojnë në mënyra që nuk parashikohen kur të vendosen për herë të parë në treg; nxit Komisionin të paraqesë propozime për të përshtatur rregullat e sigurisë së BE për produktet që mbulohen nga legjislacioni specifik i BE-së që përcakton kërkesa të harmonizuara që përdoruesit dhe konsumatorët të mbrohen nga dëmtimi, që prodhuesit të kenë qartësi në lidhje me detyrimet e tyre, dhe që përdoruesit të kenë qartësi se si të përdorin produkte me aftësi të automatizuar vendimmarrjeje.

Thekson nevojën për një qasje të bazuar në rrezik ndaj rregullimit, në dritën e natyrës dhe kompleksitetit të larmishëm të sfidave të krijuara nga lloje dhe aplikime të ndryshme të inteligjencës artificiale dhe sistemeve të automatizuara të vendimmarrjes.

Kërkon përshtatjen me risitë teknologjike të  Direktivës së Përgjegjësisë së Produkteve, në fuqi prej më shumë se 30 vjetësh. Në mënyrë specifike, në rezolutë i bëhet thirrje Komisionit të konsiderojë përshtatjen e koncepteve të tilla si ‘produkti’ ‘dëmtim’ dhe ‘defekt’, si dhe të adaptojë rregullat që rregullojnë barrën e provës.

Kujton që korniza ekzistuese rregullatore për shërbimet, e cila mbulon shumë aspekte të politikave të rëndësishme për shërbimet që përfshijnë procese të automatizuara të vendimmarrjes, përfshirë rregullat për mbrojtjen e konsumatorit, etikën dhe përgjegjësinë, t’i vërë në zbatim rregulla të tilla si për shërbimet tradicionale, ashtu edhe për shërbimet që përfshijnë procese të automatizuara të vendimmarrjes.

Thekson se ndërsa proceset e automatizuara të vendimmarrjes mund të përmirësojnë efikasitetin dhe saktësinë e shërbimeve, njerëzit duhet të jenë gjithmonë ata që kanë përgjegjësinë dhe të aftë të tejkalojnë vendimet që merren në kontekstin e shërbimeve profesionale, siç janë mjekësia, ligjet, kontabiliteti dhe sektori bankar; kujton rëndësinë e mbikëqyrjes së pavarur nga profesionistë të kualifikuar në rastet e vendimmarrjes së automatizuar ku janë në lojë intereset publike.

Thekson rëndësinë, në përputhje me Direktivën e Testit të Proporcionalitetit, të vlerësimit të duhur të rreziqeve para automatizimit të shërbimeve profesionale; nxit autoritetet kompetente të Shtetit Anëtar të sigurojnë që trajnimi profesional të marrë parasysh përparimet shkencore në fushën e vendimmarrjes së automatizuar.

Vëren se sistemet e automatizuara të vendimmarrjes mbështeten në mbledhjen e sasive të mëdha të të dhënave dhe beson se Rregullorja për lëvizjen e lirë të të dhënave jo personale do të ndihmojë për të bërë të aksesueshme më shumë të dhëna në të gjithë BE-në, duke bërë të mundur krijimin e shërbimeve inovative të drejtuara nga të dhënat; pranon potencialin e shkëmbimit të të dhënave nga burime publike dhe private gjithashtu në këtë drejtim, ndërsa thekson domosdoshmërinë e mbrojtjes së të dhënave personale nën rregulloren përkatëse (GDPR); thekson rëndësinë e përdorimit të vetëm një grupi të dhënash, në mënyrë që të përmirësohet prodhimi i sistemeve algoritmike dhe të forcohet besimi i konsumatorit.

Thekson që, në dritën e ndikimit të rëndësishëm që mund të kenë sistemet e automatizuara të vendimmarrjes te konsumatorët, veçanërisht ato në situata vulnerabël, strukturat e rishikimit janë të nevojshme brenda proceseve të biznesit për të korrigjuar gabimet e mundshme në vendime të automatizuara. Në këtë pikë theksohet se konsumatorëve u duhet garantuar e drejta të kërkojnë rishikim nga ana e njerëzve dhe si pasojë, vendime të automatizuara që janë përfundimtare dhe të përhershme.

E sheh të dosmosdoshme që, për të vlerësuar se produktet me kapacitet vendimmarrës autonom janë në përputhje me rregullat përkatëse të sigurisë, është thelbësore që algoritmet që qëndrojnë pas këtyre aftësive të jenë mjaft transparente, dhe të jenë të shpjegueshme për autoritetet e mbikëqyrjes së tregut; fton Komisionin Evropian të vlerësojë nëse prerogativat shtesë duhet t’u jepen autoriteteve të mbikëqyrjes së tregut në këtë drejtim;

I bën thirrje Komisionit të monitorojë nga afër zbatimin e Rregullores së Platformës në Biznes, veçanërisht rregullat për transparencën e rankimit, të cilat përfshijnë përdorimin e proceseve të automatizuara të vendimmarrjes.

Drafti me ndryshimet e mësipërme do t’i kalojë Këshillit të Europës, Komisionit Europian dhe partnerëve socialë.(TemA TV)

1 komente në ““Kompjuterat i komandojmë ne dhe jo anasjelltas”: PE harton rezolutën e re për përdorimin e inteligjencës artificiale”

  1. Baliu says:

    Kompjuterat i komandojme ne (kompjuterat).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje