Emiratet e Bashkuara Arabe kanë vendosur të japin një shumë të konsiderueshme për procesin e rindërtimit në Shqipëri.

Në Konferencën e Donatorëve, përfaqësuesit e Emirateve të Bashkuara kanë deklaruar se do të dhurojnë një shumë prej 70 milionë eurosh, me të cilët vetë ky vend do të ndërtojë 2 mijë njësi banimi.

Gjithashtu, një tjetër vend që ka befasuar Shqipërinë është edhe Zvicra, e cila ka vendosur të dhurojë shumën prej 9 milionë eurosh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb