• |
ide | kryesore

FOTO/ Makina tenton të përplasë një nënë me fëmijën, kalimtari i del para

Lajme, Të fundit



Nja aksident ka ndodhur këtë të hënë në Tiranë, tek bulevardi i ri i në Yzberisht ku një makinë ka tentuar që të shtypë një nënë me fëmijë teksa po dilte nga kursi i kërcimit. Sipas asaj që transmeton abc news ka qenë një kalimtar i rastësishëm ka mbrojtur nënën me fëmijën duke dalë para makinës.

Në këtë moment bëhet me dije se kalimtari, një djalë i ri, ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes. Ai është transportuar me urgjencë në spital ndërsa autori ka braktisur makinën dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *