Sport

Klauzola për lirimin e Rashicës është 38 milionë euro

Gjasat që Milot Rashica të largohet në verë nga Werder Bremeni po rriten gjithnjë e më shumë. Të hënën mediume të afërta me Werderin kanë shkruar se në kontratën e Rashicës është e përfshirë klauzola për lirimin e tij.

Ajo është e vlefshme vetëm për klube të ligave elitare të Anglisë, Spanjës, Italisë e Gjermanisë. Nëse klube nga këto liga dëshirojnë Rashicën, atëherë duhet të ndajnë 38 milionë euro, ka shkruar Weser Kurier.

Për klube të Bundesligës kjo klauzolë nuk është e vlefshme. Nëse klube si Bayerni, RB Leipzigu apo Borussia Dortmundi e dëshirojnë Rashicën, atëherë për dëmshpërblim do të zhvillohen negociata. Nuk ka klauzolë të veçantë për klubet gjermane.

“Dihet që Miloti ka vlerë në treg. E dimë që për të janë të interesuara disa skuadra”, ka thënë Frank Bauman, drejtor sportiv i Werderit. Ylli i Kosovës ka kontratë deri në verën e vitit 2022, raporton Koha.net.