“Licit i vendosën 100 gr. tritol”, trondit gazetari: Ernest Gjokën e morën peng, Cungut iu futën me armë në fushë, kurse Canajt…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 18, 2020 | 0:36

“Licit i vendosën 100 gr. tritol”, trondit gazetari: Ernest Gjokën e morën peng, Cungut iu futën me armë në fushë, kurse Canajt…

Gazetari Senad Nikshiqi zbuloi në emisionin “Proçesi Sportiv” se ish-trajneri i Vllaznisë, Kukësit, Flamurtarit etj, Ernest Gjoka është marrë peng për disa orë në vitin 2018, por këtë ngarje ai nuk e ka denoncuar.
ERNEST-GJOKA
Për sa i përket sasisë së eksplozivit të vendosur ditën e djeshme poshtë automjetit të administratorit të Vllaznisë Suad Lici kishte synim të paralajmëronte zyrtarin e klubit shkodran pasi kapsolli ishte vendosur larg eksplozivit C4.


Më tej, gazetari theksoi se edhe ishtrajnerët e tjerë të Vllaznisë  Armando Cungu dhe Agim Canaj janë kërcënuar nga element kriminalë brenda në stadiumin “Loro Boriçi”. Për trajnerin aktual të Laçit, Nikshiqi tregon se Cungu është kërcënuar me armë në fushë dhe në dhomat e zhveshjes, ndërsa teknikut Agim Canajt i kanë hedhur thonjtë në fyt.

“Kërcënimi me tritol ndaj administratorit Suad Lici – Lici zbriti poshtë shtëpisë së tij dhe pa në orën 08:30 se kishte një sasi eksplozivi poshtë makinës.  parë këtë pamje. U konfirmua që ishte C4 dhe peshonte 100 gr, sasi e mjaftueshme do të kishte shkaktuar dëme të mëdha përreth. Kapsolla ka qenë e larguar nga C4. Mendohet se ka qenë mesazh për ta trembur. Është një ngjarje e paralajmëruar. Lici nuk është përballur për herë të parë. Gjatë kohë q merrej me biznes, nuk ka patur probleme. Këto probleme lidhen me sportin. Kur ka nisur si administrator, merrte mesazhe me forma të ndryshme. I kanë shkuar dhe poshtë shtëpisë me armë. Shkodra normalisht është e trembur.

lici

Kërcënimet ndaj ish-trajnerëve të Vllaznisë – Armando Cungut i kanë hyrë në fushë me armë dhe dhomat e zhveshjes. Gjokën e kanë marrë peng për disa orë, por nuk ka bërë denoncim. I fundit është Agim Canajt, I kanë vënë thonjtë në fyt. Ka ndërhyrje të elementëve kriminalë”, përfundoi gazetari shkodran Senad Nikshiqi.

cungu-lacii

agim canaj llaznia

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"