U përfol për lidhje me Romeon, Jonida përballet me Sarën: 'Bjonde vagabonde' - Gazeta Express
string(72) "u-perfol-per-lidhje-me-romeon-jonida-perballet-me-saren-bjonde-vagabonde"

U përfol për lidhje me Romeon, Jonida përballet me Sarën: ‘Bjonde vagabonde’

Gazeta Express

18/02/2020 9:17

Pak kohë më parë një nga çiftet më të pëlqyer nga publiku, Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj i dhanë fund lidhjes së tyre. Ndarjen ata e deklaruan vetë në intervistat që dhanë duke mos e fshehur faktin që tani janë beqarë. Pas ndarjes, Romeo u përfol për një lidhje me blogeren Sara Kolami.

Mbrëmjen e sotme Sara dhe Jonida janë përballur me njëra-tjetrën në një ambient në kryeqytet.

Lexo Edhe:

Takimi mes vajzave ka shkuar më së miri dhe kjo kuptohet nga videot që ato kanë postuar. “Kam një bjonde vagabonde”, dëgjohet të thotë Jonida dhe në një video tjetër i drejtohet: “Bjondja vagabondja nuk e ka rradhën sonte, ta them unë kur e ke rradhën”.