Në kohën kur të gjithë ëndrrat e tifozëve kuqezi lidheshin me Zllatan Ibrahimovic ai që bën heroin është Ante Rebic. Largimi i Piatek, afrimi i Ibrës, dhe pas disa eksperimenteve të Piolit, më në fund “djalli” ka gjetur dyshen perfekte, Ibra-Rebeic. Sulmuesi kroat duket i rilindur duke qenë gjithnjë e më përcaktues për kuqezinjtë, kështu ndodhi edhe kundër Torino ku një gol i tij në minutën e 25-të i dhuroj Milan një 3 pikësh të artë. 50% të golave që Milan ka shënuar në 2020 mbajnë pikërisht firmën e tij.

Rebicc
Rebicc

Milan jo vetëm siguroj 3 pikët por shfaqën dhe një lojë të mirë duke krijuar disa raste të mira për shënim, një ecuri dhe një paraqitje e cila i afron gjithnjë e më shumë më “zonën euro”, fakt të cilin e pranoi dhe trajneri Pioli pas ndeshjes:

“Mendoj se e mira këtij takimi ishte si rezultati ashtu dhe paraqitja. Klasifikimi është aty, por duhet të luajmë edhe 14 ndeshje të tjera. Që në këto momente po mendoj për Fiorentinën”, theksoi Pioli duke komentuar më pas mllefin e Ibrës pas përfundimit të ndeshjes: “Ishte i mërzitur pasi kjo ishte një ndeshje ku duhet të bënim më mirë, duhet ta kishim mbyllur ndeshjes më shpejt. Më mirë kështu, nëse është i mërzitur do të thotë se ka ambicie”, theksoi trajneri i Milan. Aktualisht kuqezinjtë ndodhen në vendin e 8-të në kuotën e 35-të pikëve po aq sa edhe Verona.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: