VIDEO/ Momenti kur Pioli habitet me Musacchion, lojtari i Milanit u shtir që të mos hynte në fushë

Një skandal i vërtet ishte ai i mbrëmjes së djeshme, gjatë ndeshjes mes Milanit dhe Torinos. Rezultati përfundoi në shifrat 1-0, por te stoli i kuqezinjëve ka plasur. Në minutën e 44 ishte Kjaer që u dëmtua dhe kërkoi zëvendësim.

Në atë moment trajneri Pioli ka thirrur Musascchion që të hynte në fushë. Por ky i fundit kishte të tjera plane. Menjëherë sapo ka dëgjuar thirrjen e trajnerit, është ulur në stol duke treguar me shprehjen e fytyrës së ndiente dhimbje.

E megjithatë, në asnjë moment nuk ka reaguar ndaj trajnerit, për t’i treguar shqetësimin që kishte. I ftohtë dhe duke zhvlerësuar tërësisht Piolin, si të mos ekzistonte, Musacchio u ul në stol dhe ulërimat e trajnerit të Milanit nuk e morën përgjigjen. Pas përfundimit të pjesës së parë dhe rikthimit në fushë, këtë herë te kuqezinjtë kishin vendosur që mbrojtësi që u shtir si i dëmtuar të mos vinte as në pankinë, duke i dhënë menjëherë dënimin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *