Nëna 43 vjeçe që shpesh e ngatërrojnë me vajzën e saj 19 - vjeçare - Gazeta Express
string(64) "nena-43-vjece-qe-shpesh-e-ngaterrojne-me-vajzen-e-saj-19-vjecare"

Nëna 43 vjeçe që shpesh e ngatërrojnë me vajzën e saj 19 – vjeçare

Gazeta Express

18/02/2020 12:34

Joleen Diaz, një grua 43 vjeçe nga Kalifornia konsiderohet të jetë mamaja më atraktive në botë, për shkak të pamjes së saj.

Kur ishte shumë e re në moshë, Joleen e lindi vajzën e saj, Meilanin.

Lexo Edhe:

E ndërsa, Meilani ishte duke u rritur, të shpeshta ishin edhe komentet e njerëzve, duke e cilësuar si motër me nënën e saj.

Joleen thotë se kujdesi i përditshëm ndaj lëkurës e ka bërë që ajo të ketë një pamje rinore edhe në moshën 43 vjeç.

Po ashtu, ajo e ka shtyrë vajzën e saj Meilani të fillonte të njëjtën rutinë  për lëkurën kur ishte vetëm 12 vjeçare, për tu siguruar që edhe ajo të kishte lëkurë rrezatuese.

Por, kujdesi ndaj lëkurës është vetëm një pjesë e asaj që e bën Joleen të duket kaq e re.

Ajo gjithashtu ndjek një dietë të ekuilibruar dhe të shëndetshme.

Fotografitë e Joleen dhe Meilani së fundmi u bën virale në rrjetet sociale, duke lënë shumë të mendojnë se janë binjake, dhe jo nënë e bijë.