Pritja ka përfunduar. Champions League kthehet në fushën e lojës për sfidat e vajtjes në 1/8 e turneut më të rëndësishëm të futbollit europian për klube. Me tërmin “finale e parakohshme” është abuzuar shumë në futboll, por të shohësh Atletico Madrid-Liverpool ndjesia është vërtetë e një sfide të tillë.

Një ndeshje mes dy shkollave të ndryshme, por edhe një test force për skuadrën e Jurgen Klopp në misionin për të ruajtur fronin e kampionit të Europës. Pas dominimit total në Premier League dhe me titullin në dorë, “Reds” i kanë të gjitha mundësitë të fokusojnë të gjitha energjitë te Champions.

1201532990.jpg.0
1201532990.jpg.0

“Ne e shohim veten si një skuadër që mund të shkojë larg dhe të triumfojë sërish, por nuk jemi vetëm. Ndjesitë janë shumë të mira përpara ndeshjes kundër Atletico. Ne i kemi bërë ndeshjet më të mira në transfertë, por pres një sfidë të luftuar”, ka thënë Jurgen Klopp përpara përballjes. Asnjë mungesë e rëndësishme për Liverpool, që do të zbresë në fushë me të gjithë arsenalin e tij të rëndë, ku sulmi edhe një herë do t’I bsohet treshes, Firmino-Salah-Mane.

I ndyshëm është diskutimi për Atletico Madrid. Diego Simeone duhet t’I bëjë llogaritë me mungesa të rëndësishme si ato të Herrera, Joao Felix dhe Trippier. Pavarësisht kësaj, madrilenët besojnë te suksesi. “Do të kemi përballë një skuadër shumë të fortë dhe që vitet e fundit e ka rritur shumë nivelin. Do të jetë e vështirë, por ne zbresin në fushë për të marrë maksimumin, pasi besojmë te kualfikimi”. Janë këto pritshmërirë e Diego Simeone që për herë të parë në karrierën e tij si trajner do të përballet me Jurgen Klopp.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb