Tragjedia në Gjilan – dyshohet për së paku katër të vrarë

Tragjedia në Gjilan – dyshohet për së paku katër të vrarë

Një ngjarje e rëndë ndodhi sot në lagjen “Bojanina” të Gjilanit. Sipas burimeve të Insajderit, dyshohet se mbi katër persona kanë humbur jetën nga të shtënat me armë.

Sipas të njëjtave burime, thuhet se personat që dyshohet se humbën jetën janë të së njëjtës familje.

Nga Policia e Kosovës vetëm është konfirmuar se rasti është vrasje, por nuk janë bërë të ditura detajet.

Ismet Hashani nga Policia e Kosovës i tha Insajderit se detajet për rastin i di vetëm Kryeprokurori i Gjilanit, Jetish Maloku.

Shiko edhe: