(VIDEO) Vendi ku u vranë pesë persona në Gjilan

Një vrasje e shumëfishtë ka ndodhur sot në Gjilan. Sipas prokurorisë një police ka vrarë katër anëtarë të familjes dhe në fund veten.

Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje.

Prokuroria nuk ka njoftuar deri më tani për ndonjë motiv të mundshëm për vrasjen.