Nga: ZONJA KATERINA

1.5 kg jeshillëqe (spinaq, pazi, labot, sallatë marule, etj)
150 gr djath
1 presh
1 qepë të thatë
2-3 qepë të njoma
1-2 thelpinj hudhër
1 kokërr domate
3-4 lgj vaj ulliri
Koper, majdanoz
Kripë, piper i zi, piper i kuq

Kaurdisim fillimisht qepën e thatë, qepën, e njomë, hudhrat dhe preshin. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe më pas shtojmë në mënyrë graduale jeshillëqet. I lemë të ulin vëllimin dhe më pas shtojmë 1 domate të prerë në kubikë. Në fund shtojmë pak djath të thërrmuar, vaj ulliri dhe erëzat dhe e servirim sallatën të ngrohtë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb