Nga: ZONJA KATERINA

1 pulë
8-10 peta të përgatitura vetë
Vaj ulliri, gjalpë
Kripë, piper

Fillimisht përgatisim petat. I marrim petat një e nga një duke i spërkatur me vaj dhe i rrudhosim duke i vendosur në një tavë të lyer me vaj. E mbushim tavën me petët e rrudhosura dhe i vendosim në furrë të piqen për 10-15 minuta sa të marrin pak ngjyrë.

Ndërkohë vendosim në zjarr një tenxhere me 2 gota ujë dhe sapo uji të vlojë hedhim pak kripë dhe vendosim pulën të zihet për 20 minuta. Më pas pulën të kulluar nga lëngu e vendosim të marrë një faqe në furrë spërkatur me pak gjalpë, kripë dhe piper.

Pasi petët të jenë pjekur i spërkasim mirë me lëngun që përftuam nga zierja e pulës. Vendosim dhe racionet e pulës dhe e rivendosim tavën në furrë për 20-25 minuta të tjera.

(Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: