14:51 / E Martë, 18 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Me lot në sy, braziliani prezantohet te Real Madridi

Real Madrid ka prezantuar mesfushorin e talentuar brazilian, Reinier. 18 vjeçari nuk ka arritur të mbajë lotët në ditën më të rëndësishme të jetës së tij.

Me lot në sy, Reinier përcillej nga afër nga prindërit e tij.

“Kjo është bluza për të cilën keni ëndërruar kaq shumë dhe sfidat e mëdha të jetës tuaj ju presin nga ky moment. Sot kemi nënshkruar me një 18 vjeçar që ka arritur të fitojë Copa Libertadores. Unë uroj të jesh një legjendë e këtij klubi të madh” kanë qenë fjalët e Florentino Perez në prezantimin e Reinier.

Futbollisti brazilian ka nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2026 me Real Madridin./Indeksonline/