Mjekësia Ligjore arrin në vendin e ngjarjes në Gjilan, pritet tërheqja e trupave që vrau policja

Një tragjedi ka ndodhur sot në Gjilan. Një zyrtare e Policisë së Kosovës dyshohet se ka vrarë katër anëtarët e familjes, dhe më pas veten. Rasti ka ndodhur në lagjen “Bujanina”, ndërsa zyrtarja policore ka inicialet V.B.

Lajme

18/02/2020 15:00

Express raporton se Mjekësia Ligjore ka arritur në vendin e ngjarjes dhe se për pak do të bëhet tërheqja e pesë trupave.

Rastin e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Gjilanit përmes një komunikate drejtuar medieve.

Sipas Prokurorisë, ajo  dyshohet se fillimisht ka vrarë prindërit, dy vëllezërit dhe pastaj ka kryer vetëvrasje.

Lexo edhe: 

Këta janë emrat e të gjithë të vrarëve në tragjedinë në Gjilan

“Sipas informatave të para, dyshohet se në lagjen ‘’Bujanina’’, në Gjilan, e ndjera V.B., zyrtare policore, në kuadër të Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, ndërsa, pastaj ka kryer vetëvrasje”, thuhet në komunikatën e prokurorisë.