Zyrtarja policore në Gjilan vret katër anëtarët e familjes dhe veten!

Zyrtarja policore në Gjilan vret katër anëtarët e familjes dhe veten!

Gjilan, 18 shkurt 2020 – Zyrtarja policore, Valdete Bllaca, dyshohet për vrasjen e katër anëtarëve të familjes së saj dhe më pas edhe vetëm.
Sipas informatave të para, të cilat kanë rrjedhë edhe në media, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Bujanina” në Gjilan, ku kjo zyrtare nga Stacionit Policor në Gjilan, me armë zjarri ka privuar nga jeta dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj, e më pas ka kryer vetëvrasje.
Këtë ngjarje të rëndë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda,  ku thuhet se sot, rreth orës 13:00, zyrtarja policore ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj dhe në fund e njëjta ka kryer vetëvrasje. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori i rastit dhe ekipi mjekësor, të cilët edhe e kanë konstatuar vdekjen e tyre ndërsa, me urdhër të prokurorit, trupat e të njëjtëve do të barten për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet mes tjerash në njoftimin nga Prokuroria Themelore në Gjilan.