Kryeparlamentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj ngjarjes tragjike që ndodhi sot në Gjilan me çrastë u shua një familje pesë anëtarshe.
Osmani përmes një shkrimi ka shprehur keqardhje për këtë ngjarje tragjike ku tutje tha se lutjet e të gjithë neve do të jenë me viktimat dhe familjen e tyre në këtë orë të ligë, shkruan Reporteri.net.
Tutje Osmani theksoi se organet kompetente duhet të marrin masa urgjente për të shmangur rastet si ky.
“Thellësisht e prekur nga ngjarja tragjike në Gjilan. Mendimet dhe lutjet e të gjithë neve që u trishtuan nga kjo tragjedi do të jenë me viktimat dhe familjen e tyre në këtë orë të ligë. Organet kompetente duhet të marrin masa urgjente për të shmangur rastet si ky”, ka shkruar Osmani.
Kujtojmë që një zyrtare e policisë së Kosovës, ka kryer vrasje të rëndë duke lënë të vdekur pesë anëtarët e familjes së saj e më pastaj ka vrarë edhe vetën.
Policia është në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin.
Reporteri.net