Policia e Vorës ka arrestuar tre persona të cilët u përfshinë në një sherr masiv, ku u përdor edhe armë zjarri. Konflikti ndodhi në rrugën “Rinia” në Vorë.

Tre të arrestuarit me iniciale L.B. 28 vjeç, A.E. 29 vjeç dhe G.Sh. 32 vjeç goditën me sende të forta tre persona të tjerë me iniciale B.T., E.T. dhe R.T.

Më pas, 28-vjeçari me iniciale L.B. qëlloi me pistoletë. Për fat të mirë, nga të shtënat nuk pati persona të lënduar. Ndërhyrja në kohë e forcave policore bëri të mundur arrestimin e tre personave të përfshirë në konflikt.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /tvklan.al