×
  • Lajme
  • Botë

    Shërohet plotësisht nga coronavirusi pacienti më i moshuar

    Reporteri
    18 Shkurt 2020 | 15:42

    Pacienti më i moshuar që ishte prekur nga coronavirusi në Kinë, është shëruar dhe raportohet se i ka 98 vjet dhe vuan nga sëmundje tjera kronike, edhe pse ekspertët pretendojnë se ky virus është fatal për të moshuarit dhe personat e tjerë që vuajnë nga sëmundjet kronike.


    Siç raportojnë mediat kineze, pacienti i moshës 98-vjeçe është shëruar plotësisht dhe është liruar nga spitali ku ishte trajtuar që nga 3 shkurti, transmeton Telegrafi.

    Bëhet fjalë për një pensionist nga qyteti kinez Naniang Zhu Bajo. Ai ishte shtrirë në një spital në Naniang, e para se të infektohej me coronavirus, vuante nga disa sëmundje tjera kronike, siç janë aritmia dhe mbledhja e ujit në mushkëri.

    Bajo është prift katolik që shërben prej më shumë se 60 vite, ndërkaq ishte pensionuar për shkak të sëmundjeve të shumta në vitin 2010.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!