Jeta mbretërore i përket së shkuarës

Ata ishin të vendosur qysh në fillim dhe tani nuk ka më asnjë pistë dyshimi. Zhvendosja në Kanada dëshmoi se Harry dhe Meghan e kanë menduar mirë largimin dhe ishin plotësisht të përgatitur për të filluar një jetë të re. Kjo gjë, natyrisht, nënkuptonte edhe largimin nga puna të disa punonjësve të tyre në Mbretërinë e Bashkuar, shkruan Class.

Siç mësohet nga mediat britanike, në janar, punonjësit e zyrave të ish-Dukës mësuan se nuk kishte pozicione të ardhshme për ta, madje thuhet se të paktën 15 prej tyre kanë mbetur pa punë.

.

Meghan dhe Harry, në fakt, u kishin bërë të qartë se deri në fund të vitit do të jetonin në Londër, por kjo tashmë nuk ka gjasa të ndodhë.

Një ose dy ish-punonjës të tjerë mund të transferohen në pozicione të tjera brenda familjes mbretërore, ndërsa pjesa më e madhe kanë marrë pagesat e fundit.

.

Me vendimin që të tërhiqen nga pozicionet e tyre në familjen mbretërore, ata nuk kanë më nevojë për një zyrë në Pallatin Buckingham. Të gjitha detajet janë duke u mbyllur dhe po bëhen përpjekje për të zhvendosur disa persona në pozicione të tjera brenda familjes mbretërore. Për fat të keq, disa punonjës do ta humbasin punën e tyre”,– ka zbuluar një burim i afërt me familjen mbretërore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button