Konfirmohet lajmi i Periskopit që thoshte se Policia shpërndau thashetheme për policen në Gjilan

Konfirmohet lajmi i Periskopit që thoshte se Policia shpërndau thashetheme për policen në Gjilan

Gjilani u trondit sot nga një vrasje e shumëfishtë në ditën e sotme, për të cilën Periskopi mori vesh se ishte kryer nga një zyrtare policore.

E ndjera, Valdete Bllaca, vrau dy prindërit dhe dy vëllezërit e saj e më pas edhe veten. Informacioni i Periskopit u konfirmua edhe nga Prokuroria e më pas edhe Policia e Kosovës.

Por, shumë thashetheme qarkulluan nëpër portale pikërisht nga burimet e tyre brenda Policisë së Kosovës, drejtoria në Gjilan.

Duket se të zënë në befasi nga rasti, ata deklaruan në fillim se znj.Bllaca kishte pasur probleme psikike – gjë që nuk u konfirmua asnjëherë. Për më tepër, tash merret vesh se ajo ishte pjesë e Policisë së Kosovës qe 18 vjet.

Po ashtu, qarkulloi një thashethem tjetër sipas së cilit thuhej që Valdete Bllaca kishte suspenduar e degraduar në pozitë.

Vetë policia deklaroi përmes zëdhënësit Ismet Hashani se policja në fjalë nuk ishte suspenduar nga puna.

Ende nuk dihen motivet zyrtare që çuan deri te kjo vrasje e pesëfishtë, mirëpo fqinjtë e familjes kanë treguar se kjo familje përballej me kushte të vështira ekonomike./Periskopi

Shpërndaje në: